Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit.

Ai në Facebook ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç.

Lexo po ashtu:  BE i vë sanksione Kinës për herë të parë pas 30 vitesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *