Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”, ku ka komentuar luftën me Rusinë dhe ndikimin e vendeve të treta në përshkallëzimin dhe shuarjen e tensioneve midis Kievit dhe Moskës.

Teksa theksoi se nuk ka asnjë përparim në lidhje me negociatat e paqes me Rusinë, Zelensky iu referua evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol. Ai tha se rusët kanë tentuar të çojnë civilët e evakuuar nga Mariupoli në Rusi. Ndërsa shtoi seAnkaraja mban standarde të dyfishta, pasi nga njëra anë mbështet Ukrainën dhe nga ana tjetër nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, duke hartuar paketa turistike për rusët.

“Duhet të bëjmë gjithçka për pasur të gjitha vendet në anën tonë, sepse Ukraina ka nevojë për partnerë dhe miq. Lufta do të përfundojë kur ne të fitojmë. Dhe kjo do të ndodhë së shpejti. Negocimi i Erdoganit? Duhet të vendosë ose me ne ose me Rusinë, jo standard të dyfishtë,”-tha ai.

Lexo po ashtu:  Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban

Ai vuri në dukje se Ukraina nuk dëshiron të jetë e pavarur me fjalë, por në vepra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *