Kryeministri i Mbretërisë e Bashkuar, Boris Johnson deklaroi se Perëndimi gaboi duke mos e ndihmuar Ukrainën në vitin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë.

Teksa iu drejtua me një fjalim parlamentit ukrainas, Johnsoni u shpreh se vendet perëndimore nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte asokohe dhe nuk ishin të gjendje për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Ne, që jemi miqtë tuaj, duhet të jemi të përulur për atë që ndodhi në vitin 2014, sepse Ukraina u pushtua për herë të parë, kur u mor Krimea dhe filloi lufta në Donbas. E vërteta është se ne ishim shumë të ngadaltë për të kuptuar atë që po ndodhte në të vërtetë dhe ne dështuam të vendosnim sanksione. Ne nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim përsëri”, tha Johnsoni.

Ai u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë në javët në vijim, si pjesë e paketës së re prej 300 milion paund për shtetin ukrainas, shkruan BBC.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa kundër anijeve Brimstone, sisteme anti-ajrore Stormer, si dhe automjete të blinduara për të evakuuar civilët nga zonat e sulmuara dhe për të mbrojtur zyrtarët.

Lexo po ashtu:  VIROLOGU FITUES I ÇMIMIT NOBEL NË MJEKËSI JEP LAJMIN POZITIV, Ja pse nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *