Fjalëkalimet që përdorim çdo ditë për të hyrë në rrjete sociale apo platforma të tjera mund të jenë një makth.

Ekspertët paralajmërojnë se kodet duhet të jenë të ndryshme, në mënyrë që të mos bien në grackën e hakerëve. Ekspertët thonë se shumica bëjnë të njëjtin gabim kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave.

Kjo i vendos ata në një pozitë të pakëndshme dhe i ekspozon ndaj rreziqeve të mundshme.Një gabim tjetër është përdorimi i fjalëkalimeve që janë të lehta për t’u mbajtur mend, të tilla si ditëlindjet, emrat e fëmijëve ose çfarëdo emër tjetër. Ky është informacion që zakonisht disponohet në llogaritë sociale.

Një detaj shqetësues është dhe popullariteti i fjalëkalimeve “12345”, “11111” ose “qwerty” apo fjalëkalime të ngjashme, të cilat rrisin mundësinë për t’u sulmuar nga hakerët.

Lexo po ashtu:  “Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *