Fjalëkalimet që përdorim çdo ditë për të hyrë në rrjete sociale apo platforma të tjera mund të jenë një makth.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ekspertët paralajmërojnë se kodet duhet të jenë të ndryshme, në mënyrë që të mos bien në grackën e hakerëve. Ekspertët thonë se shumica bëjnë të njëjtin gabim kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave.
Kjo i vendos ata në një pozitë të pakëndshme dhe i ekspozon ndaj rreziqeve të mundshme.Një gabim tjetër është përdorimi i fjalëkalimeve që janë të lehta për t’u mbajtur mend, të tilla si ditëlindjet, emrat e fëmijëve ose çfarëdo emër tjetër. Ky është informacion që zakonisht disponohet në llogaritë sociale.

Një detaj shqetësues është dhe popullariteti i fjalëkalimeve “12345”, “11111” ose “qwerty” apo fjalëkalime të ngjashme, të cilat rrisin mundësinë për t’u sulmuar nga hakerët.




