Mjalti ka vlera të jashtëzakonshme për shëndetin e njeriut. Ja cilat ndikime pozitive i ka mjalta në organizmin tonë:

Parandalon sëmundjet e zemrës

Mjalti përmban flavanoide, antioksidantë, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të radikaleve të lira dhe sëmundjeve kardiake.

Ul shqetësimet gastrointestinale dhe të ulçerës

Studime të fundit kanë treguar se trajtimi me mjaltë mund të ndihmojë në probleme të ulçerës apo ato bakteriale gastrointestinale, që kanë lidhje dhe me vetinë e tretë.

Anti-bakterial, anti-fungal

“I gjithë mjalti është antibakterial, pasi bletët shtojnë një enzimë që prodhon peroksid hidrogjeni”, tregojnë studimet mbi mjaltin.

Zbut kollën dhe irritimet e fytit

Mjalti të ndihmon me kollën. Në një studim të kryer në 110 fëmijë ka rezultuar se përdorimi një doze të vetme mjalti ishte po aq efektive sa ilaçi për të qetësuar kollën gjatë natës.

Balancon 5 elementët

Gjithashtu është i dobishëm në përmirësimin e shikimit, për rënien nga pesha, shqetësime të traktit urinar, azma bronkite, diarreja dhe të vjellat. Mjalti cilësohet ndryshe si shërues magjik duke qenë se ka aftësi për të penetruar në indet më të thella të trupit.

Lexo po ashtu:  Disa ushqime që mund të jenë duke dëmtuar zemrën tuaj

Rregullon sheqerin në gjak

Edhe pse mjalti përmban thjesht sheqer, nuk është i njëjtë si sheqeri i bardhë apo ëmbëlsues të tjerë artificialë. Kombinimi i fruktozës me glukozën ndihmon që trupi të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

Shëron plagët dhe djegiet

Aplikimi i mjaltit në pjesën e jashtme ka treguar të jetë aq efektiv sa dhe trajtimet me sulfadiazen. Efekti tharës i sheqerit me natyrën antibakteriale të mjaltit të kombinuara bashkë japin këtë efekt.

Probiotik

Disa varietete të mjaltit përmbajnë sasi të mëdha bakteresh miqësore.Këtu përfshihen 6 specie lactobacilli dhe 4 specie të bifidobacteria. Kjo në një farë mase mund të shpjegojë dhe “aftësitë misterioze terapeutike të mjaltit”.

Lëkurë e bukur

Cilësitë antibakteriale janë në mënyrë të veçantë tejet të dobishme për lëkurën.Dhe nëse përdoren dhe me përbërës të tjerë mund të jenë shumë hidratues dhe zbutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *