Më 10 janar të vitit 49 Para Krishtit, gjenerali romak Jul Çezari sfidoi një ultimatum të vendosur nga Senati. Nëse do ta kalonte ushtritë e tij përtej lumit Rubikon në veri të Italisë, Republika do të ishte në një gjendje lufte civile.

Tërësisht i ndërgjegjshëm për natyrën e rëndësishme të vendimit të tij, Çezari e injoroi paralajmërimin dhe nisi të marshonte në jug drejt Romës. Nga ai moment dhe deri më sot, shprehja “të kalosh Rubikonin” apo “të kapërcesh Rubikonin” do të thotë të ndërmarrësh një veprim kaq vendimtar, saqë nuk mund të ketë kthim prapa.

Lufta Civile që e pasoi atë vendim, shihet nga historianët si kulmi i pashmangshëm i një lëvizjeje që kishte filluar dekada më parë. Meqë gjenerali i famshëm (dhe ndikuesi kryesor tek Çezari) Gai Mario i kishte reformuar legjionet romake në struktura më profesionale duke i paguar vetë, ushtarët ia kishin borxh gjithnjë e më shumë besnikërinë gjeneralëve të tyre,sesa idesë më abstrakte të një republike qytetare.

Rrjedhimisht, njerëzit e fuqishëm u bënë akoma më të plotfuqishëm duke krijuar ushtritë e tyre private. Dhe në vitet e fundit të trazuara të Republikës fuqia e Senatit u shkërmoqpërballë ambicies së madhe të Gai Marios dhe rivalit të tij Kornel Sula.

Lexo po ashtu:  Shqipëria nën turqit (I)

Ko dyshe u pasua nga Pompei dhe Çezari akoma më i frikshëm. Përpara bëmave të tij ushtarake në Gali, Çezari ishte shumë më i riu nga të dy, dhe u bë i njohur vetëm kur u zgjodh konsull në vitin 59 Para Krishtit. Si konsull, ky njeri ambicioz i një familjeje fisnike, u bashkua me gjeneralin e madh Pompein dhe politikanin e pasur Krasi për të formuar Triumviratin e Parë.

Këta njerëz të plotfuqishëm, kishin pak nevojë për Senatin. Ndaj në vitin 58 Çezari përdori ndikimin e tij për të siguruar komandën mbi 20 mijë ushtarë që kapërcyen Alpet duke shkelur çdo ligj të Senatit të Romës. Ai i shfrytëzoi 5 vitet e ardhshme për t’u bërë një nga komandantët më të shkëlqyer dhe më të suksesshëm në histori.

Territori i madh, shumë-racor dhe i frikshëm i Galisë (Franca sotme) u pushtua, dhe u nënshtrua në një nga pushtimet më të plota në historinë e botës. Në reflektimet e tij mbi fushatën, Çezari u mburr më vonë se kishte vrarë 1 milion galë, kishte skllavëruar 1 milion të tjerë, dhe kishte lënë pa prekur 1 milionë të tjerë.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë do t’i ndodhte Tokës, sikur të mos ekzistonte apo zhdukej Hëna

Çezari u sigurua që mitet e hollësishme mbi bëmat e tij të mbërrinin deri në Romë, ku e bënë atë të udhëheqësin më popullor në një qytet të karakterizuar nga përleshjet e brendshme. Senati nuk e kishte urdhëruar apo autorizuar Çezarin që të sulmonte Galinë.

Por ishte i kujdesshëm për shkak të popullaritetit, ndaj kur mandati i skadoi në vitin 53 Para Krishtit, ia zgjati komandën e tij edhe 5 pesë vjet të tjera. Kur Krasi vdiq në vitin 54, Senati iu drejtua Pompeut si i vetmi lider mjaftueshëm i fortë për t’i bërë ballë Çezarit, që tani kontrollonte territore të mëdha në veri, pa pasur mbështetjen e senatit.

Ndërsa Çezari eliminoi armiqtë e mbetur, Pompei sundoi si konsull i vetëm, gjë që e bëri atë një diktator në të gjitha aspektet përveç emrit zyrtar. Po ashtu ai ishte një komandant i shkëlqyer, por që tani po plakej, ndërsa ylli i Çezarit ishte në ngjitje.

Xhelozia dhe frika, të kombinuara me vdekjen e gruas së tij – që ishte gjithashtu vajza e Çezarit – bënë që aleanca e tyre formale të prishej gjatë mungesës së gjatë të këtij të fundit nëRomë. Kështu në vitin 50 Para Krishtit, Çezari u urdhërua të shpërndante ushtrinë e tij dhe të kthehej në Romë, ku iu ndalua të kandidonte për një mandat të dytë si konsull.

Lexo po ashtu:  QOSJA: HISTORIA DHE ATDHETARIA PËRZGJODHËN ISMAIL QEMALIN

Po ashtu, ai do të gjykohej për tradhti dhe krime lufte pas pushtimeve të tij pa leje. Për këtëarsye, nuk është për t’u habitur që gjenerali krenar dhe ambicioz si ai, që e dinte se adhurohej nga njerëzit e thjeshtë, vendosi të kalonte lumin Rubikon me ushtrinë e tij më 10 janarin evitit 49.

Veprimi i tij dha frytet e veta. Pas vitesh luftë civile në Romë dhe nëpër provinca në një shkallë të paparë më parë, Çezari doli fitimtar dhe sundoi si një udhëheqës suprem në Romë, teksa Pompei vdiq dhe u harrua. Pa asnjë armik serioz të mbetur gjallë, Çezari u bë diktator i përjetshëm, një lëvizje që kulmoi me vrasjen e tij nga një grup senatorësh në vitin 44 Para Krishtit.

Megjithatë, rrjedhja e ngjarjeve nuk mund të kthehej pas. Djali i birësuar i Çezarit, Oktaviani, do të përfundonte punën e babait të tij, duke u bërë perandori i parë romak i vërtetë në vitin27 Para Krishtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *