Shaip Kamberi është rizgjedhur sërish si deputet i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë. Edhe pse pushteti serb, i përsëriti 5 herë zgjedhjet në Tërnoc, duke manipuluar votimet për të mos zgjedhur Kamberin si deputet, shqiptari sërish u zgjedh deputet.

Duke folur në Edicionin e Pasdites në Syri.tv Kamberi është shprehur se Serbia donte që të shuante zërin e shqiptarëve.

‘Anulimi i disa herë zgjedhjeve, ishte një përpjekje e vazhdueshme. Ishte një përpjekje që shqiptarët të mos kishin zërin e tyre në parlament. Por më në fund, votuesit e zonës 6 në Tërnoc, mbështesin zgjedhjen e tyre, duke kundërshtuar edhe Beogradin’, u shpreh Kamberi.

I pyetur nëse ka marrë mbështetje nga politika shqiptare dhe ajo e Prishtinës, Shaip Kamberi ka treguar se ka marrë urime nga politika.

I pyetur për miqësinë mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, dhe trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, deputeti Shaip Kamberi është shprehur se nuk ka ndryshuar asgjë.

‘Në parim jemi për forcimin e raporteve mes Shqipërisë e Serbisë dhe gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Këto procese, besoj se do të reflektojnë edhe një trajtim tjetër të Beogradit ndaj Luginës së Preshevës.

Lexo po ashtu:  Takimi me ministrin e Mbrojtjes nga Kosova, ministri Mbrojtjes së Shqipërisë: Kosova, prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë

Por ky proces zgjedhor po tregon se nuk po kemi një trajtim ndryshe të Luginës së Preshevës nga Serbia’, tha deputeti shqiptar Shaip Kamberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *