Duket se Ukraina është shndërruar tashmë në plaçkë lufte. Jo zyrtarisht, jo publikisht, por në planet alternative të vendeve që e qarkojnë atë, të cilat po e shohin sir rip sigurie ndaj njëri-tjetrit. Kështu Rusia po flet për plane të marrjes nën kontroll nga Polonia të Ukrainës Perëndimore. Shefi i zbulimit rus.

Sergey Naryshkin, tha pas një takimi me kreun e shërbimeve sekrete bjelloruse se planet polake janë rrezik për mbarë Europën.

Është përfundimisht e rrezikshme. Është e rrezikshme për Ukrainën, është e rrezikshme për të gjithë Europën. Puna është se në kontinentin europian ka disa pika ku fqinjët në heshtje po pretendojnë territorin e të tjerëve, është shprehur Naryshkin.

Sipas tij, situata po i ngjan fundit të Luftës i Botërore kur Perëndimi inkurajoi Poloninë të merrte pjesë të Ukrainës për ta mbrojtur nga rreziku Bolshevik.

Komentet e Naryshkin duket se pasojnë një koordinim me Bjellorusinë. Pak ditë më parë, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë bjelloruse, Ruslan Kosygin ka deklaruar se territori polak dhe ai i vendeve balltike po kthehet në një poligon të SHBA-ve prej nga ku kjo e fundit planifikon të hapë një tjetër konflikt në Europë kundër Federatës Ruse dhe aleatëve të saj.

Lexo po ashtu:  "Heroi na shpëtoi. Lavdëro heroin! Tani, kush do të na shpëtojë nga heroi?" Thëniet më të bukura nga Cato i vjetri

Sipas tij, në eventualitetin e provokimeve perëndimore, Bjellorusia do të godasë së pari, infrastrukturën polake.

Kjo duhet kuptuar nga i gjithë lidershipi polak – në eventualitetin e një konflikti, territori i Polonisë dhe infrastruktura e saj ushtarake bëhet shënjestër prioritare, konkretisht qendrat vendimmarrëse, elementë të sistemit të kontrollit, pika të dislokimit permanent të forcave të armatosura, tha Kosygin që ka shtuar se Perëndimi duhet të kuptojë se përgjigja e Bjellorusisë do të jetë e ashpër dhe adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *