Vera në Shtetet e Bashkuara është në kulm dhe rreziku i një vale të nxehtë është i lartë me rritjen e temperaturave. Ndërsa rekomandohet hidratimi dhe qëndrimi brenda ose nën hije, një eksperte e re e trendit viral në “TikTok” paralajmëron njerëzit që të shmangin përpjekjet.

Ne duhet të mbrohemi nga rrezet e dëmshme të diellit; megjithatë, nëse ndodh mbiekspozimi, ka diçka që duhet bërë me patjetër. Victoria Evans, Menaxhere Edukimi në “Dermalogica”, ndan rëndësinë e aplikimit të kremit kundër diellit çdo dy orë.

“Djegiet nga dielli shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezatimit UVB dhe mund të ndodhë në vetëm 5-10 minuta”, thotë ekspertja.

“Fytyra dhe qafa janë dy deri në katër herë më të ndjeshme se gjymtyrët dhe digjen më lehtë. Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha lëkurat mund të digjen, dhe ju duhet të aplikoni vazhdimisht SPF për ta parandaluar këtë.”

Trendi viral i kremit të diellit në “TikTok”, ku përdoruesit aplikojnë nivele të ndryshme kremi kundër diellit në fytyrën e tyre për të theksuar mollëzat dhe për të dhënë një efekt të konturuar, është një “jo” e madhe. Trendi tronditës #sunscreencontour ka 55 mijë shikime në “TikTok”, me video të tjera që rriten vazhdimisht në shikime.

Lexo po ashtu:  Afërdita Suka, deputetja e parë shqiptare në Bundestag

Victoria thotë: “Ky trend është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë dëmtim afatgjatë në lëkurën tuaj. Çdo vijë konturi e nxirë është në thelb shenja e dëmtimi nga dielli. Është e domosdoshme të përdorni SPF çdo ditë në fytyrën tuaj, dhe gjatë motit më të ngrohtë, duhet të zgjidhni SPF 50 për të mbrojtur fytyrën tuaj nga rrezet e dëmshme. Përdorimi i niveleve të ndryshme në këtë trend viral shkakton ekspozim të panevojshëm në diell, i cili mund të shkaktojë probleme të mëtejshme me lëkurën tuaj. Sigurohuni që ta riaplikoni çdo dy orë dhe të siguroni mbulim të plotë me të paktën 1/2 aplikime për fytyrën tuaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *