Pasi heshi në mënyrë të çuditshme për pothuajse 24 orë për kërcënimet, shantazhet, bllokimin e rrugëve dhe shtënien me armë nga serbët e veriut të Kosovës, kryeministri Rama vendosi ta heqë qafe këtë patate të nxehtë si një temë dytësore, gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez.

Por, ndonëse me shumë më tepër vonesë sesa edhe faktorët asnjëanës, Rama bëri edhe një paraqitje të shtrembëruar të situatës. Ai e trajtoi ngjarjen si një pakënaqësi të serbëve lokalë që “për arsyet e tyre”, nuk duan të zbatojnë marëveshjet e dakortësuara në Bruksel, për reciprocitetin.

Po të shikohet me kujdes teksti i fjalëve që tha shefi i qeverisë së Tiranës, aty lexohet qartë ngërçi për të demaskuar politikat ekstreme të Vuçiçit. Sepse ndryshe nga ç’e dinë të gjithë dhe nga sa thotë në unison klasa politike në Kosovë, që e sheh regjimin e Beogradit si arkitektin dhe manipuluesin e serbëve lokalë për të mbajtur të ndezura tensionet, kryeministri i Shqipërisë e vuri peshën e fajit mbi ta dhe jo mbi Beogradin.

Lexo po ashtu:  Kim Mehmeti: ‘Albinizmi’ është frymë që i frikon zhvatësit e shqiptarisë, andaj ata janë bashkuar që ta ngulfasin atë frymë!

“Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut” tha Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez.

Pra ai e shikon Vuçiçin thjesht si justifikues apo krijues alibish për krimet që serbët lokalë kanë vendosur të bëjnë “për arsyet e tyre” dhe jo si organizatorin dhe frymëzuesin e të gjitha trazirave. Dhe për këdo që e kupton diplomacinë dhe nuancat e saj kjo nuk është thjeshtë një diferencë e vogël leksike.

Natyrisht, në pikat e tjera Rama tha se ishte 100% me qeverinë e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, se marëveshjet e firmosura në Bruksel duhej të zbatoheshin dhe se Albin Kurti bëri mirë që dëgjoi ndërkobëtarët për ta shtyrë edhe me një muaj vendosjen e masave të reciprocitetit. Por thelbi ngelet se ai nuk ka fuqinë tu thotë qytetarëve të tij të vërtetën për sa i përket Aleksandar Vuçiçit. Rama nguroi ta etiketonte presidentin serb ashtu sikurse e njeh gjithkush si njeriun e fortë që kontrollon serbët lokalë, por e zbuti rolin e tij duke e paraqitus si justifikuesin e krimeve që i bëjnë të tjerët.

Lexo po ashtu:  Gazetari gjerman Michel Martens, nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, akuzon gazetën e Berat Buzhales dhe RTK-në për Fake News dhe shtrëmbërim të artikujve

Një mënyrë e tillë shprehjeje mund të trjtohej edhe si mungesë vëmendjeje apo lapsus, nëse tashmë qëndrimet e zbutura ndaj presidentit serb nuk do të ishin bërë rrugë. Por kur dihet se shefi i qeverisë shqiptare i bën thirrje liderve perendimorë të mos tregohet të ashpër ndaj refuzimit të Serbisë për ti vënë sanksione agresorëve rus, kur ai fajëson Prishtinën për ngecjen e dialogut me Beogradin, kur ai s’ka guxuar kurrë të përdorë për Vuçiçin, akuzat, cinizmin dhe talljet që nuk i ka kursyer për pjesën më të madhe të liderve të Kosovës, kuuptohet më lehtë se asgjë nuk është e rastësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *