Cilat janë interesat strategjikë të Serbisë në raport me Kosovën?

1. Të konfirmojë se Kosovës i mungojnë prerogativat e shtetit: kufiri i palëvizshëm, kontrolli i territorit, njohja ndërkombëtare. Për këtë përdor cilindo që është i gatshëm të ofrojë fleksibilitet në këmbim të shpërblimeve.

2. Të shfaqë Kosovën si fajtore për shkelje të të drejtave njerëzore e të minoriteteve, si provokatore, si vend ku lulëzon korrupsioni, mafia e krimi. Për këtë përdor mediat e saj, por edhe rrjetin mediatik e diplomatik të trashëguar nga Jugosllavia, si dhe influencën e klientëve të oligarkëve serbë e rusë, shpesh pronarë kompanish e mediash që punojnë me dezinformim.

3. Të përçajë sa më shumë Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe faktorin shqiptar kudo ndodhet, përmes përdorimit të mjeteve dhe joshjes kryesisht ekonomike e tregtare por jo vetëm.

4. Të ruajë vijën pro-ruse të Serbisë pa e prishur marrëdhënien e Serbisë me BE dhe NATO. Për këtë i nevojitet të dëshmohet para syve të botës se bashkëpunimi i Serbisë me fqinjët e saj nuk dëmtohet nga politikat pro-ruse që ajo ndjek.

5. Të mbahen sa më larg nga Kosova investimet nga vende dhe kompani perëndimore me rëndësi strategjike.

Si mund të dallohet personi i përgjegjshëm nga personi i papërgjegjshëm? Personi i papërgjegjshëm nuk dëshiron t’ia dijë për pasojat e veprimeve dhe fjalëve të tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *