Pas thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që t’ju ndalohet udhëtimi të gjithë rusëve, ka reaguar Kremlini.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se “propozimi” ishte irracional – duke shtuar se Evropa fillimisht duhet të vendosë nëse dëshiron të paguaj faturat e Zelenskyt.

Ai këmbënguli se nuk ka gjasa që rusët të izolohen nga pjesa tjetër e botës.

“Mendim irracional dhe një peshim i gabuar. Kjo vetëm sa do të ndikonte më shumë negativisht. Çdo tentim për të izoluar Rusinë apo rusët është një proces pa perspektivë”, shtoi Peskov.

Zelensky citohet nga Washington Post, të ketë thënë se rusët do të duhej të detyroheshin të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre.

Deri më tani sanksionet perëndimore kanë goditur kompani ruse dhe politikanë, por jo edhe qytetarët e rëndomtë rusë.

Lexo po ashtu:  Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Ne do të fitojmë! Bota të veprojë menjëherë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *