Presidenti serb, Alexander Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për televizionin serb “Tv Prva” se ai do të paraqesë në Bruksel situatën e krijuar së fundmi me Kosovën. Sipas tij shqiptarët po sillen në mënyrë të papërgjegjshme sepse janë instruktuar kështu nga padronët e vet përëndimorë, në synimet e të cilëve është eliminimi i problemit të veriut të Kosovës dhe pra problem serb i shtetit në fjalë.

Ata janë të shokuar sepse unë e dija se do të lëviznin njësitë. Ata po kërkojnë të kuptojnë sesi e dija unë një gjë të tillë. Dola në publik për këtë çështje, për ta shmangur atë, por nuk besoj se pata sukses. Ata nuk do të qetësohen derisa ta mbyllin problemin e veriut të Kosovës, ata mendojnë sikurse kanë mbaruar punë kudo tjetër. Ne nuk do të do lejojmë pogrom ndaj njerëzve tanë. Ne po bëjmë gjithçka të ruajmë paqen, thuajse me çdo çmim, veçse nëse ka një pogrom dhe dëim të popullit tonë, ka thënë Vuçiç.

Lexo po ashtu:  Di kush gjë: cili ishte misioni i Ballkanit të Hapur?

Akuzat në fjalë vendosin një parametër antiperëndimor në Beograd, politika e të cilit duket se ka arritur maksimumin e mirëkuptimit me Perëndimin dhe ndoshta edhe nevojën për të vijuar me një lloj kujdesi në deklarata. Vuçiç po bëhet gati tashmë prej disa kohësh që të pëpunojë opinionin serb se Perëndimi nuk është në anën e tyre, një narrativë që nuk mund të kalojë pa pasoja, ndërkohë që duhet thënë se Serbia mori një sinjal pozitiv me mbështetjen në SHBA, përmes Aktit për Demokraci të Ballkanit Perëndimor, në të cilin figuron edhe nisma Open Balkans.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *