Koha kalon dhe adoleshentët e kanë gjithmonë e më të vështirë për t’u fokusuar në studime

Mënyra kryesore për t’i motivuar adoleshentët për të studiuar është duke ju mësuar atyre rëndësinë e dijes, dhe kjo gjë mund të ndodhë duke ju dhënë punë që ata pëlqejnë t’i bëjnë.

Kjo mund të funksionojë edhe me studimet. Më poshtë mund të lexoni pesë mënyra nga Kristina Tulla se si mund t’i motivoni adoleshentët për të studiuar.

1. Të flisni me ta

Adoleshentët janë tepër të ndjeshëm dhe pikë së pari duhet të kuptoni botën e tyre. Është e rëndësishme të flisni me ta dhe t’i dëgjoni. Për më tepër t’i mbështesni.

Mbase adoleshentët kanë vështirësi për t’ju kuptuar ose diçka i shqetëson në shkollë. Pra, duhet të mundoheni t’i kuptoni dhe më vonë të zgjidhni problemin që mund të jetë duke e shqetësuar adoleshentin.

2. Fillimi

Adoleshentët shpesh mund të lodhen nga një ditë e gjatë dhe janë tepër dembelë, prandaj t’u kërkosh që të studiojnë nuk ka për të ndihmuar.

Lexo po ashtu:  Cilat janë ushqimet që ndihmojnë personat me anemi për një përthithje maksimale të hekurit?

Duhet të uleni me ta, duke u ndihmuar në çdo problem ose si fillim t’u jepni disa kuize që mund t’i zgjidhin, në mënyrë që truri i tij të futet në punë, por pa mbingarkesë.

3. Debati nuk do ta ndihmojë, por diskutimi po

Adoleshenti siç e kemi shkruar më sipër është tepër i ndjeshëm dhe debati nuk ka për ta ndihmuar që të studiojë, por që të heqë dorë. Edhe në qoftë se ai nuk i zgjidh mirë ushtrimet ose ka vështirësi, mos u nevrikosni, por kini durim dhe nxiteni të provojë sërish. Edhe në qoftë se adoleshenti përsëri nuk dëshiron të studiojë ndihmojeni të kuptojë pse është e rëndësishme dhe diskutoni me të, deri sa të arrini që ta bindni.

4. Filloni me hapa të vegjël

Nuk duhet ta nxisni adoleshentin të fillojë me hapa të mëdhenj. Mësojeni t’i hedhë hapat një nga një duke filluar nga gjërat themelore dhe më të thjeshta. Mësojeni që pasi ia arrin një qëllimi të krijojë një tjetër akoma më të madh. Kjo jo vetëm do ta ndihmojë në studime, por edhe në jetë.

Lexo po ashtu:  Karantina në shtëpi – Ja disa këshilla për ta përballuar sa më mirë

5. Zhvilloni kreativitetin e tyre

Nuk duhet të fokusoheni vetëm në lëndë themelore, duke lënë mënjanë kreativitetin. Duhet ta lini adoleshentin të zhvillojnë mendimin e tij krijues. Nxiteni të përdorë imagjinatën dhe fantazinë. Lëreni të lirë t’i zgjedhë vetë pasionet e tij. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *