Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka thirrur qytetarët shqiptarë në protestë të mërkurën në orën 18:00 kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe Miloard Dodik në Tiranë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ftesa shkon për të gjithë shqiptarët, pa dallime partiake.
Protesta do të mbahet para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

VV thotë se protesta është thirrur kundër politikave shoviniste të Serbisë ndaj shqiptarëve.
Ata argumentojnë se deri më sot, s’ka pendesë, s’ka keqardhje, s’ka kërkimfalje, s’ka dëmshpërblim, prandaj: s’ka mirëseardhje për Aleksandër Vuçiçin dhe Milorad Dodikun.
Deklarata e plotë e VV
Kundër ardhjes së kriminelëve serbë në Tiranë
Disa orë pas komunikatës së djeshme të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, institucionet e Republikës konfirmuan zyrtarisht emrat e të gjithë përfaqësuesëve politikë që vinë në Tiranë në datat 8-9 maj 2019, për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”. Ashtu siç kishim paralajmëruar, mes pjesëmarrësve në këtë takim, u konfirmua edhe ardhja e Aleksandar Vuçiçit dhe Milorad Dodikut, dy kriminelëve që udhëheqin Serbinë dhe “Republika Srpska” me synime të qarta ekspansioniste ndaj shqiptarëve, e më gjërë në Ballkan. Për krimet e luftës, prej këtyre dy politikanëve të shovinizmit serb, deri më sot, s’ka pendesë, s’ka keqardhje, s’ka kërkimfalje, s’ka dëmshpërblim, prandaj: s’ka mirëseardhje! Sipas mediave, Vuçiçi dhe Dodiku vinë në Tiranë në mbrëmjen e datës 8 maj. Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon. Për shqiptarët, Vuçiçi dhe Dodiku janë persona non grata. Tiranë, 05 maj 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress





