Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Instituti IFIMES me seli në Lubjanë ka publikur një analizë, ku mes tjerash shkruan për “Takim të fshehtë mes Gruevskit dhe Rusëve në Budapest”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në këtë analizë thuhet se Rusia ende nuk ka hequr dorë nga qëllimi për ta penguar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe përkundër Protokollit të nënshkruar për anëtarësim në Aleancë. “Dëshmi për këtë është rrjeti i shpërndarë gjerësisht i agjentëve rusë, veçanërisht prezente në hapësirat shqiptare në Maqedoninë Veriore gjatë zgjedhjeve presidenciale. Habit fakti se disa liderë shqiptarë janë të kyçur në aktivitetet e përmendura.

Zhvillimet në prapaskenën e skenës politike maqedonase tregojnë se një pjesë e shqiptarëve ende bashkëpunojnë ngushtë me VMRO-DPMNE-në dhe ruan komunikimin/bashkëpunimin me Nikolla Gruevskin. Risi në këtë paraqet edhe bashkëpunimi direkt i shqiptarëve me rusët përmes Gruevskit, që nuk është vërejtur në historinë moderne të shqiptarëve, të cilët raportet e tyre strategjike i zhvillonin në mënyrë prioritare me SHBA-të”, shkruan në analizë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  259.891 njerëz në Zvicër flasin gjuhën shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *