“Financimet e Kremlinit”… “ndikimi i Moskës”, “rreziku rus”… Ambasadorja amerikane i ka dhënë edhe njëherë zë një fortune në gotë që zgjat prej disa ditësh. Në intervistën me Blendi Fevziun, Yuri Kim foli për djeninë që ka, se disa media financohen nga burime putinane, duke theksuar se paratë ruse synojnë, në Shqipëri ashtu si kudo, të minojnë demokracinë, besimin në proceset e saj dhe zgjedhjet.

Askush nuk ka të drejtë ti shohë me mosbesim këto pohime. Po, ne duhet ta marrim të mirqene se faktorë të tretë, që nuk i përkasin sferës perendimore, reken të kenë influencë në vendin tonë të vogël. Pra në asnjë moment nuk mund të përjashtohet që Rusia apo Kina të kenë sponsorizuar politikanë apo gazetarë për qëllimet e tyre.

Le ta themi me zë ta lartë dhe ta quajmë të mbyllur këtë kapitull. Ama, tjetër gjë janë përpjekjet për të ndikuar dhe krejt e ndryshme fuqia për ta bërë këtë. Në një vend në veshët e të cilit buçasin ende thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, i cili mburret me vanitetin e provincialit, si më pro amerikani në rajon, mundësia që Moska të minojë demokracinë, është qesharake.

Lexo po ashtu:  A i keni hetu titistat ose pasardhësit e tyre - as nuk folin, as nuk japin mendime

Sa do para të derdhë, sado intriga të thurë, ajo nuk e arrin dot këtë qëllim. Nga ana tjetër këtë fuqi dhe këtë peshë fatkeqësisht e ka vetëm ShBA.

Kur Ushingtoni tregon padurim për të përshëndetur fitoren historike të mandatit të tretë të Ramës, pas ngjarjeve si ajo e Elbasanit, përdorimit të fondeve publike për blerjen e votës, pas implikimit të bandave dhe parave të zeza në zgjedhje, kjo i shërben minimit të demokracisë. E njëjta gjë ndodh kur për interesa të vogla konjukturale apo lobiste, diplomatët e përtej Atlantikut nuk gjejnë asnjë fjalë për të denoncuar minimin e zgjedhjeve me një skandal disa fish më të rëndë se ai i Cambridge Analytica.

Këtu reziku është kur një ish prokuror i komunizmit, që ka ndëshkuar ata që rrëzuan bustin e Stalinit, shpallet nga sekretari i shtetit si heroi i drejtësisë së re. Këtu shtetit ligjor i bien të mbathurat kur ambasada amerikane përshëndet zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, të cilën Komisioni i Venecias e përshkruan si në shkelje të ligjit themeltar të shtetit. Këtu ndërhyrja bëhet flagrante kur ish presidentit nuk i lejohet të manifestojë me flamur amerikan, ndërkohë që kryeministrit i hapet rruga për të kërcënuar: “kush prish zgjedhjet e mia moniste, do i ndalohet hyrja në SHBA”. Këtu demokracia nuk minohet, por përdhoset kur ambasadorja përfshihet në një fushatë brenda partiake, për të veçuar barëngrënësit nga pro atlantikët.

Lexo po ashtu:  Analizë e REL: Oligarkët rusë vazhdojnë të investojnë në Mal të Zi

As në ëndrrat e veta më të guximshme, Moska nuk do të kishte mundësi ti impononte Shqipërisë një lider autokrat dhe ti jepte legjitimim popullor regjimit të tij. Këtë fuqi e ka tjetër kush. Prandaj kur nisim të diskutojmë seriozisht për risqet e minimit të demokracisë duhet të kuptojmë se më të rrezikuar sesa nga strategjitë perfide të Kremlinit, jemi nga gafat naive të Uashingtonit. Më shumë se pesha e financimeve të dërguara nga kryeqyteti rus, mund të na dëmtojë lobimi me para pa burim që bëhet tek ai amerikan. Më tepër sesa pagesa në rubla e ndonjë politikani apo gazetari, Shqipëria e pëson kur Amerika mbyll sytë ndaj një bande kleptokratësh në pushtet.

Pikërisht për këtë, kur na duhet të flasim për shëndetin e demokracisë, shtetin ligjor dhe rspektimin e vlerave të botës perendimore, nuk kemi pse shpikim armiq imagjinarë dhe pa ndikim, por duhet të kemi guximin për të debatuar mbi ata që janë realisht faktorë dhe që kanë fuqinë e mjaftueshme për të instaluar qoftë të mirën, apo qoftë të keqen.

Lexo po ashtu:  Ç’na tregon për Shqipërinë, provokimi turk i Greqisë në Mesdhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *