Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me shumë nerva në lidhje me video-n dokument të publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë video-dokument argumentohet e faktizohet korrupcioni, papërgjegjësia dhe nepotizmi i partive politike, si dhe kritkohen ish-liderët e vendit të cilët për 20 vite varfëruan dhe e shndëruan Kosovën në një vend të pashpresë për të jetuar, shkruan e pavarura MekuliPress.

Ajo mendon se kjo Qeveri, problemet para fytyrës po i shmang, ndërsa përgjegjësive po iu ikën.

“Problemet para fytyrës i shmangin. Përgjegjësive u ikin. Dezertojnë nga menaxhimi. Konstantja e vetme e tyre: arsyetimi”,tha Çitaku.

Madje ajo theksoi se s’ka asnjë investim kapital, zero rritje pagash dhe të gjitha punët janë në ngarendje.

“Asnjë investim kapital. Zero rritje pagash. Të gjitha punët në ngarendje. Ngushëllimi i tyre: rikthimi me propagandat me video”,shtoi Çitaku.

Me kaq ajo theksoi se përfshihet Qeveria Kurti 2 me dy rreshta.

Lexo po ashtu:  Politika e Teatrit dhe teatri i politikës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *