Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux mori çmimin Nobel për Letërsinë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.”Shkrimtarja 82-vjeçare shpërblehet për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilat zbulon rrënjët, distancat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, shpjegoi juria e Nobelit.
”Është një nder shumë i madh dhe një përgjegjësi”, tha Annie Ernaux për televizionin kombëtar suedez.

Një shkrimtare që fokusohet kryesisht në veprat autobiografike, vepra e saj e parë ka qenë “Les Armoires vides”.
Sekretari i Akademisë, Mats Malm tha se nuk kishte mundur të kontaktonte Ernaux me telefon përpara se të bënte njoftimin.
Autorja franceze, e cila shkruan romane nga jeta e përditshme, u përzgjodh nga një listë prej 233 kandidatësh.
Emrat në këtë listë të gjatë mbahen sekret.




