Kushtëzimi i liberalizimit të vizave për kosovarët me sistemin ETIAS, është cilësuar nga ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch, si një turp i madh për Francën.

Diplomati i lartë foli me tone të ashpra, duke treguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se është e papranueshme që një propozim i tillë pikërisht nga një shtet si ky që synon kryesimin e BE-së.

“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë turp për Francën, e cila aspiron të udhëheqë Bashkimin Europian. ETIAS ndoshta nuk do të jetë funksionale për një kohë shumë të gjatë duke marrë parasysh përvojën me sisteme të tilla në të kaluarën. Të shtosh këtë kushtëzim shtesë vetëm për Kosovën nuk është gjë tjetër veçse turp total!”, ka qenë komenti i tij. Një kushtëzim të këtillë e ka kundërshtuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një takim me përfaqësuesit e Francës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Austrisë në Kosovë, Osmani u shpreh se Kosova pranon të jetë pjesë e ETIAS, por jo të kushtëzohet liberalizimi i vizave me funksionalizimin e saj. Ende nuk ka nga ana tjetër një deklaratë për këtë cështje nga ana e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka shkuar në Berlin për Kongresin e Partive Socialiste Europiane.

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti nuk ndalon luftën kundër kriminalitetit të organizuar/ Themelon Grupin e ekspertëve për Vetingun në Drejtësi (Emrat)

ETIAS, një sistem – krejtësisht elektronik që pritet të jetë plotësisht funksional brenda 2023, – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen. Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument. Qytertarët e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që tashmë lëvizin pa viza, nuk kanë nevojë të presin për këtë sistem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *