Tani u bë mjaft për norvegjezët! Prej disa kohësh, vëzhgimet me dron kanë trazuar vendin skandinav. Si rrjedhojë sot, e mërkurë, u blyllen dy aeroporte. E njëjta gjë vlen për të gjithë hapësirën ajrore mbi një fabrikë të madhe përpunimi të gazit. Ditët e fundit janë arrestuar edhe disa shtetas rusë me dronë në bagazhet e tyre.

Në një konferencë për shtyp sot, pra këtë të mërkurë në mëngjes, policia e Bergenit konfirmoi: “Dronët u vëzhguan mbi aeroportin e Bergenit. Nuk e dimë nëse ka qenë një apo më shumë, por jemi të sigurt për një rast”.

Policia norvegjeze dhe siguria shtetërore janë në gatishmëri. Dhe të gjithë pyesin: çfarë po ndodh këtu? A po planifikon Rusia akte sabotazhi?

Arrestohen shtatë shtetas rusë
Norvegjia është një vend jashtëzakonisht fotogjenik dhe shumë i popullarizuar nga fotografët amatorë nga e gjithë bota. Ndoshta kjo është për shkak se dronët pothuajse nuk ishin vënë re atje deri më tani. Kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Vëzhgimet me dron po çojnë tani në hetime të gjera dhe operacione policore. Dy aeroporte u mbyllën menjëherë kur u panë dronët.

Lexo po ashtu:  "Dua ta falenderojë UÇK’në. Pa UÇK’në unë nuk do të isha këtu në Toronto për të dëshmuar për krimet serbe në Kosovë”,

Shtatë persona janë arrestuar deri më tani. Të gjithë të arrestuarit kanë një gjë të përbashkët: ata janë shtetas rusë dhe po udhëtojnë në vend si turistë dhe gjoja si fotografë hobi.
Tashmë në 2019 dhe 2020, shtatë anije kërkimore ruse ekzaminuan shtratin e detit norvegjez me leje nga shteti norvegjez. Një prej tyre ishte anija “Akademik Lazarev”, e cila është e pajisur aq mirë sa në qarqet e inteligjencës konsiderohet si “anije spiune”. Edhe në maj 2021, anija ruse ishte përsëri në lëvizje në brigjet e qyteteve Bergen dhe Stavanger – pikërisht aty ku mund të gjenden shumica e platformave dhe tubacioneve të naftës. Studiuesja Ina Holst-Pedersen Kvam nga Universiteti Ushtarak i Norvegjisë thotë shkurt: “Është e pabesueshme sa naive ishin autoritetet norvegjeze në atë kohë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *