Mërgata shqiptare vazhdon të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë nëntë mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 54.4 milionë euro më shumë.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit korrik me 114.9 milionë euro nga totali prej 916.2 milionë euro.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 526.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.

Ndërsa, sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga ky vend kanë ardhur 38.9 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 17.9 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.4 për qind.

Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro. Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.

Lexo po ashtu:  Çfarë është sistemi raketor që po vendos Britania për të mbrojtur hapësirën ajrore në Poloni?

Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar rreth 13 miliardë euro.

Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *