Presidenti nacionalist serb Aleksandër Vuçiç, përsëri ka folur për mundësinë e një lufte me Kosovën gjatë një interviste për Tv Prva. Një ditë para takimit të Brukselit, Vuçiç ka kërcënuar dhe akuzuar shqiptarët, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si personin që, sipas VVuçiçit “mban përgjegjësi për nxitje të qëllimshme të tensioneve”.
Shqiptarët, pra Kurti, kanë treguar se nuk i duan serbët në Kosovë. Prishtina ka ndërmarrë veprime, ata kanë një plan, që është të legalizojnë ushtrinë, rimarrjen e 10% të vendeve në Parlament, dekriminalizim i veriut…Serbia do të qëndrojë krah njerëzve të vet. Shpresoj të mos ketë luftë, por kjo nuk varet prej nesh, ka thënë ndër të tjera presidenti serb. I cili edhe njëherë ka shprehur rezerva të mëdha ndaj Gjermanisë për roln e saj në rajonin tonë.
Provokimet ushtarake e politike serbe sa vinë e shtohen kundër Kosovës. Duhet theksuar se në këtë strategji serbe kundër Kosovës, me apo pa qëllim, po merr pjesë edhe media dhe opozita në Kosovë, bashkë politikat e Tiranës.