Pas raportimit të mediave serbe se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla gjendet në Mitrovicë, ka reaguar ky i fundit.

Sveçla, ka thënë se së fundit është shtuar propaganda dhe dezinformacioni nga përkrahësit dhe të punësuarit e Serbisë.

Sipas tij, qëllimi i tyre është për të krijuar shqetësim e shtuar pasigurinë tek opinion publik.

“Për çdo orë po shpërndahen kinse informata duke asociuar ndodhi nga e kaluara e largët dhe e dhimbshme. Por të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare, siguria e të gjithëve, pa asnjë dallim, është mision, detyrë dhe mandat i yni kushtetues e ligjor që do ta zbatojmë me përpikmëri e vendosmëri”, u shpreh ai.

Ministri theksoi se Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe e gatshme që të ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë Republikës së Kosovës në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes nesh, komunikimi i ndërsjellë dhe fryma e mirëkuptimit lehtësojnë zbatimin e misionit tonë. Ligjshmëria, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë rruga e duhur dhe e vetme në mbrojtjen e frymës dhe vet institucioneve, sundimin e rendit e të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Stokholmi shpallet “qyteti më i zgjuar” për zgjidhjet novatore mbi mbrojtjen e mjedisit

Sveçla ka kërkuar tek të gjithë për bashkëpunim me përfaqësuesit e shtetit, zyrtarët policorë, solidarizim ndërshoqëror dhe ndërveprim me të gjitha institucionet e vendit t të cilët thotë se po kujdesen për zbatim të vendimeve të drejta.

“Ne kemi qenë gjithnjë në rrugën e drejtë si popull e shoqëri. As u kemi shkaktuar të tjerëve padrejtësi as i kemi mbështetur ato kur u kanë ngjarë popujve të tjerë. Njëjtë jemi dhe sot”.

“Të gjithë bashkë për vendin tonë, për demokracinë e ligjin tonë”, shkroi Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *