Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar t’i pranojë masakrat që u kryen nga forcat serbe në Kosovë. Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin renditur 135 krime me masakrat më evidente të kryera përgjatë luftës. Asnjë prej masakrave nuk u pranua si fakt nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. ZPS-ja njoftoi Mbrojtjen për këtë fakt më 10 nëntor.

Pasi kishte paraqitur në dy anekse faktet për të cilat ishin pajtuar me Mbrojtjen, të tilla si informacione personale të të akuzuarve, organi i akuzës ka treguar se me Mbrojtjen nuk pajtohet për masakrat, raporton Gazeta Express.

“ZPS uk pajtohet me faktet e gjetura në propozimin e përbashkët të Mbrojtjes. Fakte të tilla kanë të bëjnë me krime të cilat nuk janë në Aktakuzë. Çdo marrëveshje për të nuk do t’i përshpejtonte procedurat”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë për faktet e dakorduara.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin theksuar në shkresën e tyre të përbashkët masakrat ndaj familjes Jashari në Prekaz, masakrën e Reçakut, Çikatovës së Vjetër e masakrën e Mejës.

Lexo po ashtu:  KOSOVA EUROPIANE! Shkon për t’u shëruar në QKUK, 82-vjeçarit i bie tavani mbi kokë, lëndohet rëndë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *