Babë e bir të cilët ndodheshin në makinën që rrjedha e ujit mori përpara në Malësi të Madhe kanë humbur jetën.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Bëhet fjalë për Pjetër Rushajn 50-vjeç dhe djali i tij, që ndodhej së brenda automjetit që mori përpara rrjedha e ujit të përroit.
Brenda makinës ndodhej dhe vajza e Rushajt po kjo e fundit ka arritur të shpëtoj dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se banorët e zonës po apelojnë që të vijnë mjete shtesë për të nxjerrë trupat nga uji.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupave./euronews/




