Pesë gazeta (The New York Times, The Guardian, El Pais, Le Monde dhe Der Spiegel) i bënë thirrje qeverisë amerikane t’i japë fund persekutimit të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange për publikimin e një numri të madh të dokumenteve sekrete.

Australiani 51-vjeç është paditur nga Shtetet e Bashkuara për publikimin e më shumë se 700 mijë dokumenteve të klasifikuara lidhur me aktivitetet ushtarake dhe diplomatike amerikane, në veçanti në Irak dhe Afganistan, për të cilat kanë raportuar këto pesë gazeta nga viti 2010. Ai rrezikon të dënohet me 175 vite burgim, transmeton Telegrafi.

Pasi për shtatë vite qëndroi i mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku u arrestua nga policia britanike në vitin 2019, aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë pranë Londrës, në pritje të një përgjigjeje gjyqësore ndaj një apeli kundër vendimit të qeverisë britanike për ekstradimin e tij.

“Mbledhja dhe publikimi i informacionit delikat kur është në interes të publikut, është një pjesë e madhe e punës së përditshme gazetareske”, shkruajnë kryeredaktorët dhe drejtorët e pesë gazetave.

Lexo po ashtu:  Dita Botërore e kafshëve - T’i duam kafshët, këto qenie të pafajshme dhe të dashura me të gjithë ne.

“Nëse ky biznes kriminalizohet, do të dobësojë shumë jo vetëm cilësinë e diskutimit publik, por edhe demokracinë tonë”, paralajmëruan ata.

Ata vlerësojnë se “12 vjet pas publikimeve të para” është “koha që qeveria amerikane të heqë dorë nga ndjekja penale e Julian Assange”, se “publikimi nuk është vepër penale”.

Autorët theksojnë se ligji anti-spiunazh i vitit 1917, i thirrur nga gjykata kur Donald Trump ishte president, nuk zbatohej kurrë për gazetarët, mediat dhe botuesit.

“Një aktakuzë e tillë është një precedent i rrezikshëm” dhe “kërcënon lirinë e informimit”, thuhet ndër tjera.

Muajin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, njoftoi për udhëzimet e reja që mbrojnë më mirë gazetarët, por nuk tha se si mund të ndikojnë ato në Julian Assange.

Udhëzimet lejojnë ndjekjen penale të gazetarëve të dyshuar se kanë vepruar si agjentë të një fuqie të huaj, dhe rekomandojnë një qasje rast pas rasti, ndaj rasteve që përfshijnë persona që nuk janë domosdoshmërisht gazetarë në kuptimin tradicional të fjalës.

Lexo po ashtu:  Turqia refuzon ofertën e Borrell për ndërmjetësim me Qipron

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *