Europol ka ndërmarrë një aksion masiv për mbylljen e faqeve online, të cilat shisnin produkte false. Ky aksion është shtrirë në 27 vende të botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë zhvilluar në operacion të koordinuar edhe nga Europol për të mbyllur faqet e internetit që ofrojnë mallra të falsifikuara ose të përfshira për piraterinë në internet. Në total janë mbyllur 12 mijë e 500 faqe.

Gjetjet kryesore të operacionit që u zhvillua nga 1 maji deri më 14 nëntor tregojnë gjithashtu se më shumë produkte të falsifikuara po grumbullohen brenda kufijve të Bashkimit Evropian. Po ashtu zbulohet se krimi i pronësisë intelektuale është i ndërthurur ngushtë me krimin e organizuar.

27 vendet ku u krye operacioni: Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Brazili, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Kosova, Lituania, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania, Sllovenia , Spanjë, Zvicër, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në disa kontinente kanë mbyllur 12 526 faqe interneti. Ata kanë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme për 2 294 kanale televizive. Po ashtu kanë mbyllur 15 dyqane online që shisnin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale. Hetuesit sekuestruan 127 365 produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe kuti telefoni. Produktet kapin vlerën e më shumë se 3.8 milionë euro.

Lexo po ashtu:  Solzhenicin: - Kështu u rezistohet gënjeshtrave të pushtetit. Për t’u bërë më e paraqitshme shteti kërkon papushim një aleate, dhe kjo është Gënjeshtra.

Gjatë operacionit, u lëshuan 10 urdhra kontrolli. 14 persona u ndaluan pasi u akuzuan zyrtarisht për krime të pronësisë intelektuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *