Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur ditën e sotme se aleanca nuk do të tërhiqet nga mbështetja e saj për Ukrainën, duke u bërë thirrje partnerëve të zotohen për më shumë ndihmë për Kievin që po përballet me një dimër të vështirë.

Takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht fokusin e ka te rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën, si sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet, edhe pse diplomatët pranojnë çështjet e furnizimit dhe kapacitetit, por gjithashtu do të diskutojnë edhe ndihmën që nuk përfshin armë.

Një pjesë e kësaj ndihme, mallra të tilla si karburant, furnizime mjekësore, pajisje dimërore dhe bllokues dronësh, është dorëzuar përmes një pakete ndihme të NATO-s, në të cilën aleatët mund të kontribuojnë dhe të cilën Stoltenberg synon ta rrisë.

“NATO do të vazhdojë të qëndrojë për Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha Stoltenberg në një fjalim në Bukuresht.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të krijuar kushtet e duhura për fillimin e negociatave do të ishte që Ukraina të përparonte në fushën e betejës.

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet lokale në Kosovë/ 21 komuna në balotazh, “Vetëvendosje” e Albin Kurtit nuk merr asnjë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *