Në këtë ditë të vitit 1879 u zhvillua beteja e përgjakshme e Nokshiqit, në të cilën shqiptarët e Plavës dhe Gusisë të prirë nga legjendari Ali Pashë Gusia, mbrojtën heroikisht trojet shqiptare (Plavën, Gusinë dhe më gjërë) duke e mposhtur ushtrinë pushtuese serbe-malazeze të udhëhequr nga Mark Milani.

Shkruan: Gëzim Mekuli

Noka e themeloj Nokshiqin. Fshati Nokshiq, Normandia e harruar e shqiptarëve, e mori emrin pikërisht nga Noka. Ky burrë, pra Noka, ishte i pari i nokshiqanëve. Noka i kishte edhe katër vëllëzër: Drela, i cili u vendos në Drelaj të Rugovës, Stana, i cili u vendos në Stankaj të Rugovës, Nila, i cili u vendos në Shtupeq të vogël, dhe Pepa, i cili u vendos në Pepaj-Pepiq të Rugovës. Këta pesë vëllëzër kishin një babë; e ai ishte Nika, e Nika e kishte babë Dedën…

Në periudhën antike ky fshat është banuar nga banoret ilir të fisit Labeat. Banorët vendas që nga antika kanë qënë Ilir. Marrëveshja e Shën Stefanit, e mbajtur me 3 mars 1878, e cila ishte një marreveshje në mes Turqisë dhe Rusisë, rezultoj me ndarjen e interesave të përbashketa në mes të këtyre dy fuqive të mëdha.
Kjo marrëveshje i shkëpuste tokat e Plavës dhe të Gucisë dhe ato toka i jepte Malit të Zi.

Nokshiqanët, si gjithnjë trima, mendjembrehtë dhe të pamposhtur, vëndosën që mos ta lëshojnë vendin e tyre pa rezistencë të armatosur. Kështu, së bashku me vëllezërit e tyre shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, u bashkuan në fshatin kala, Nokshiq dhe, vendosën t’i dalin ballëpërballë Mark Milanit.

Me 4 dhjetor 1879, forcat shqiptare të udhëhequra nga prijësit shqiptarë siq ishte Ali Pashe Gusia, Jakup Ferri, që i udhëhiqnin forcat e Lidhjes Shqiptare, dhe Rugovasit, të prirë nga Qelë Shabani dhe Kadri Bajri, u mblodhën në Nokshiq. Këtyre luftëtarëve patriot ju prinin, si gjithnjë, Luanët banorë vendas, të cilët edhe e nisën luftën për mbrojtjen e tokave shqiptare.

Lexo po ashtu:  "Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave." - Thënie nga Sigmund Freud!

Të parët nokshiqan, që nisën luftën mbrojtëse ishin Nurë Kurti dhe Kurt Asllani. Për trimëri të pashoq, në fushë të luftës kundër forcave serbo-malazeze, u dalluan Ali (Smajl) Mekuli, i cili jetoj plot 115 vjet dhe vdes në Nokshiq në vitin 1951, Adem (Smajl) Mekuli, trimi Bali Bajram Nokshiqi (20 vjecar), Puro Mekuli (96 vjecar), dhe shumë të tjerë të autoktonëve të fshatit Nokshiq, siq janë vëllëzëria Bucajt, Mehajt, Selimajt dhe Mekulët.

Nokshiqanët nuk ishin të vetëm, pas disa ditësh u nisën për në Guci 2000 gjakovarë të armatosur dhe sipas vendimeve që u morrën në Gjakovë, me fillimin e luftës edhe dy mijë vullnetarë të tjerë do niseshin nga Gjakova për mbrojtje të tokave shqiptare.

Sipas kronikasve të gjithë burrat e Nokshiqit vëndosën të japin jetën dhe mos të lejojnë forcat pushtuese sllave të depërtojnë në tokat shqiptare. Ajo që shkroi historinë dhe mbeti ikonë e pavdeskhsme e qëndresës dhe e lirisë, ishte edhe motra e Zhuj Selmanit, Kajë Galja, e cila, në këtë luftë, në mbrojtje të atdheut, kishte pre katër shkije me sëpatë në Kullë të Nokshiqit, që në melosin shqiptar na del e cituar si: “motra e Zhujsë, qafë kapricë, katër shkije i preu sakicë”.

Kajë Gaja dihet se si në fushëbetejë i doli në ndihmë Rrustem Ukajt nga fshati Haxhaj (Rugovë), i cili gjatë luftimeve me armikun plagoset. Ky kishte marrë plagë nga thikat në luftimet gjoks per gjoks dhe, gjatë kthimit në shtëpi, do të thotë rrugës para se të hyjë në fshatin Haxhaj, edhe vdes nga plagët që mori për mbrojtjen e tokave të Shqipërisë nga sllavët.

Lexo po ashtu:  “Plaka autoktone” në Akropol ka më shumë se 200 mijë shqiptarë

Duhet theksuar se Beteja e Nokshiqit (dhjetor 1879-janar 1880), ka një rëndësi të madhe dhe është një ndër betejat më të mirë organizuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kjo luftë e përgjakshme, por heroike, i shkatërroi forcat e Mark Milanit dhe, për të parën herë, këtu, thyhen forcat Serbo-Malazeze. Kjo fitore kishte një jehonë të madhe në të gjitha vendet europiane. Në histori kjo rezistencë për të mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi sllav, njihet si “Lufta e Nokshiqit”, të cilën e fituan forcat Shqiptare.

Pas kësaj beteje forcat Shqiptare i treguan qartë botës se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk synonte pushtimin e territoreve, që nuk ishin shqiptare. Rreth kësaj betejë të përgjakshme, për organizimin dhe përpilimin e strategjisë së luftës mbrojtëse u shpreh edhe komandanti i Shtabit të ushtrisë malazeze Bozho Petroviç, i cili tha se, shqiptarët në këtë betejë po i drejtonte një “mjeshtër i madh ushtarak”.

Populli i kësaj treve asnjëher nuk i miratoi, nuk i pranoi e as që do t’i pranoj vendimet e dhunshme që coptuan trojet Shqiptare. Padyshim, faqe e ndritur në historinë e luftërave që kanë bërë të parët tonë, për mbrojtjen e trojeve të tyre, është pra “Lufta e Nokshiqit” dhe fitorja e arritur kundër forcave malaziase, diplomacisë se Fuqive të Mëdha të kohës, synimeve ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane për të shpëtuar veten në dëm të interesave jetësore të Kombit Shqiptar.

Për fat të keq, duhet nënvizuar se kjo epope kaq madhore, që u kurorëzua me fitoren e shkëlqyer të forcave ushtarake Shqiptare, të komanduara dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit, pothuajse nuk është studiuar e trajtuar fare. Rrethanat në të cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit, kriza lindore, lufta ruso-turke dhe nënshkrimii traktit famkeq të Shën Stefanit, e bënin situatën shumë të rëndë dhe akoma të ndërlikuar për Kombin Shqiptar. Populli Shqiptar në atë periudhë të vështirë ndodhej para dy zgjedhjeve:
A) Të pranonte vendimin e Shën Stefanit, të cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi, dmth të pranonte ripushtimin, ose
B) Të organizohej për të përballur situatën e ndërlikuar të brendshme dhe ndërkombtare, pra të vazhdonte luftën clirimtare kundër pushtuesve të vjetër dhe të rinj. Populli Shqiptar, megjithëse në rrethana te vështira, zgjodhi rrugën e dytë, rrugën e vazhdimit të luftës për mbrojtjen e trojeve historike Shqiptare.

Lexo po ashtu:  Mos e harroni Naimin, lexojeni!

Ku janë nokshiqanët sot?

Tani, pas dëbimit të shqiptarëve nga Jugosllavia e Titos, në Nokshiq, përpos Kullave dhe tokës shqiptare nuk frymon asgjë shqiptare në këtë fshat. Po, atje, e në atë vendkala, mund të gjeni edhe varret e rrënuara të të parëve tanë…

Plava dhe Gucia u shkatërrua: shumica e shqiptarëve, nga dhuna malazeze u larguan dhe u tretën në SHBA, ata pak që mbetën aty u persekutuan, u asimiluan dhe u “boshnjakëzuan”. Më shumë se 90% e shqiptarëve të rinjë në Plavë dhe Guci, sot nuk dinë e nuk flasin shqip apo nuk e praktikojnë fare gjuhën shqipe; këtu nuk ka shkolla, edukim e as arsimim të duhur në gjuhën shqipe…

Historia e lavdishme e kësaj cope të Shqipërisë historike po venitet; Nokshiqi, dikur vendkala, e i lavdishëm në histori, në heshtje po rënkon e thërret, e, Plava dhe Gucia po shikon drejtë Tiranës e Prishtinës dhe po pret, po pret për mbështetje, për ndihmë e për kurajo…

SHARE THIS:
Click to share on Twitter (Opens in new window)Click to share on Facebook (Opens in new window)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *