Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë detyruar, që siç tha ai, t’i ngrisin barrikadat.

Vuçiq në një postim në rrjetin social “Instagram”, ka kërkuar po ashtu edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram më 11 dhjetor.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti viziton shpellën ku ishte fshehur për gjysmë shekulli trupi i Azem Bejtës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *