Dy persona janë arrestuar pas protestë së së sotme të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në Tiranë.

Vetëvendosje ka protestuar sot kundër vizitës së Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik, të cilët kanë ardhur në takimin e Brdo-Brione.

Njoftimin për dy të arrestuar e ka bërë faqja e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

“Protesta e organizuar kundër Vuçiqit dhe Dodikut është mbyllur. Një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar sipas informacioneve të raportuara nga mediat. Godian Feraj është njëri prej të arrestuarve, ndërsa i arrestuari i dyte sipas të gjitha informacioneve quhet Ardit, është nga Puka dhe në moshën 25-26 vjeç”, kanë shkruar ata.

Qytetarë të shumtë po protestojnë para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nën motot  “Jo copëtim, duam bashkim”, “Shqipëria nuk harron, fashizmi nuk kalon”, “Vendi i Vuçiqit është Haga, jo Tirana”. “Krimet në Kosovë, krime ndaj nesh”, e shumë të tjera.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje këta janë dy politikan që kanë shprehur haptazi armiqësinë e tyre duke mohuar të drejtat e popullit shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kosovë dhe më gjerë.

Lexo po ashtu:  Vitia paralajmëron rastin e parë me pacientin e shëruar me koronavirus

Ndërkohë Policia e Shtetit ka penguar protestuesit të marshojnë drejt qendrës së Tiranës. MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *