Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pritjes për heqjen e barrikadave që janë vendosur nga serbët në veri po i vjen fundi.

Në një konferencë për media të enjten, Sveçla ka deklaruar se nëse KFOR-i nuk ndërmerr masa për tërheqjen e tyre, atëherë do të veprojnë institucionet e Kosovës.

“Për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet qoftë nga ata që i kanë vënë barrikadat apo nga KFOR-i, por edhe pritja e ka fundin e saj”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka shtuar se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për heqjen e barrikadave serbe nga veriu.

Ai ka thënë se barrikadat kanë humbur arsyen e vendosjes dhe Serbia po i shfrytëzon ato “për bllokim të veprimeve ligjore të Kosovës”.

Sveçla u shpreh se ish-polici serb, Dejan Pantiq, që u arrestua ditë më parë, po vazhdon të mbahet në një stacion policor afër Jarinjës.

“Ai po mbahet në stacionin policor në Jarinjë. Gjendja e tij është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në stacionin e duhur, e jo në mbajtje. Kemi proceduar kërkesën te partnerët për transferimin e tij në objektet adekuate, që të vazhdohen procedurat adekuate. Prioritet mbetet transferimi i tij dhe largimi i barrikadave e mundëson transferimin e tij lehtë dhe sigurt”, deklaroi ai.

Lexo po ashtu:  Lajm i shumëpritur nga Kina: Nëse merren masa, pandemia merr fund në qershor

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, mënyra më e mirë e heqjes së barrikadave është të bëhet nga ata që i kanë vendosur.

“Mënyra më e mirë është largimi i atyre që i kanë vendosur. I kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për largim të barrikadave. Presim sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo mund të themi që është renduar. Po presim që sa më shpejt të largohen dhe nëse kjo nuk ndodh, ne kemi kapacitete për ta bërë vetë”, u shpreh Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *