Në Meshën e Krishtlindjeve në Romë, Papa Françesku fokusoi lutjet e tij tek fëmijët që përpihen nga lufta, varfëria dhe padrejtësia.

Në meshën gjigande, që për herë të parë pas dy vjetësh pandemie u zhvillua me praninë e 7000 të ftuarve, papa Françesku beri thirrje të ndihmohen të varfrit e të dobëtit.

“Jezu Krishti na fton të kundrojmë jetën, politikën dhe historinë me sytë e fëmijëve. Për shkak të luftës dhe urrejtjes, lindja e Jezu Krishtit na kujton se zoti është me ne. Burrat dhe gratë në botën tonë, në urinë e tyre për pasuri dhe pushtet, konsumojnë edhe fqinjët, vëllezërit dhe motrat e tyre. Sa luftëra kemi parë! Dhe në sa vende, dinjiteti dhe liria njerëzore trajtohen me përbuzje. Si gjithmonë, viktimat kryesore të kësaj lakmie njerëzore janë të dobëtit dhe të pambrojturit. Edhe këto Krishtlindje, si në rastin e Jezusit, një botë e rrëmbyer për para, pushtet dhe kënaqësi nuk u lë vend të vegjlit, për kaq shumë fëmijë të palindur, të varfër dhe të harruar. Mendoj mbi të gjitha fëmijët e gëlltitur nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”, tha Papa.

Lexo po ashtu:  Parlamenti Evropian vazhdon lojën "ngriva-shkriva" me Turqinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *