Burrat e mposhtur nga një e ftohur e zakonshme. Ka nga ata që bëjnë shaka me këtë gjë, dhe të tjerët që besojnë vërtet se meshkujt janë tepër të ndjeshëm ndaj infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Po si qëndron e vërteta ? Disa studiues në Universitetin e Insbrukutnë Austri, ia bënë vetes këtë pyetje, dhe duke mos gjetur të dhëna empirike bindëse, vendosën të krahasojnë llojin dhe ashpërsinë e simptomave të rinosinuzitit akut midis meshkujve dhe femrave. Studimi u botua në “Journal of Psychosomatic Research”.

Të njëjtat simptoma, por…

Shkencëtarët rekrutuan në studim 113 njerëz, tek të cilin ata vëzhguar simptomat e të ftohuritsi dhimbjet e kokës, bllokimi dhe rrjedhja e hundëve, ethe dhe shqetësime në gjumë, si klinikisht (nëpërmjet një vlerësimi mjekësor) ashtu edhe subjektivisht (me pyetësorë vetë–vlerësues). Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 41 vjeç dhe 56 për qind ishin gra.

Të gjithë u rekrutuan brenda 5 ditëve nga fillimi i simptomave të para të ftohjes, dhe iu kërkua të mos merrnin asnjë ilaç, me përjashtim të përdorimit të sprajeve të hundës me kripë.Në aspektin klinik, mjekët nuk zbuluan dallime të rëndësishme midis burrave dhe grave mbi llojin dhe ashpërsinë e simptomave.

Lexo po ashtu:  Limoni ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

Gratë shërohen më herët

Megjithatë, u vunë re disa dallime gjinore. Edhe pse nuk është e vërtetë që simptomat e burrave janë “më të rënda” në nivelin klinik, gratë kanë një rikuperim dukshëm më të shpejtë: shenjat e të ftohurës lehtësohen dhe zhduken më shpejt se sa ndodh tek burrat.

Siç raportojnë autorët e hulumtimit, ka të ngjarë që arsyeja të jetë veprimi i hormoneve seksuale në sistemin imunitar, që tek gratë aktivizon një përgjigje më të shpejtë dhe efektive, sepse është më efikas në prodhimin e antitrupave. Pra është ndoshta rikuperimi më i ngadaltë,ai që ka nxitur besimin popullor se e ftohura është më e rëndë tek meshkujt.

Dallimet gjinore

Një ndryshim tjetër i vërejtur nga studiuesit austriakë, është se në vetëvlerësimin e simptomave, gratë raportojnë një barrë shumë më të lartë se burrat. Këto të dhëna janë më

të vështira për t’u interpretuar. Duke u nisur sërish nga ajo që është konstatuar – pra qësimptomat tek të dyja gjinitë janë të njëjta dhe me të njëjtin ndikim klinik – ka mundësi që ajo që raportojnë gratë të mos i atribuohet tërësisht të ftohurës, por gjendjes klinike ekzistuese (për shembull, çrregullimet e gjumit ose dhimbjet e kokës janë më të zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt) apo me kushteve më të vështira të jetesës.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë i ndodh trupit dhe mendjes suaj nëse ecni 30 minuta çdo ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *