Shpesh herë është thënë që celulari mund të jetë një nga shkaktarët e kancerit për shkak të valëve rrezatuese. Megjithatë, shkencëtarët kanë realizuar studime për të përcaktuar diçka të tillë. Dhe rezultatet kanë treguar se nuk ka prova shkencore që kjo pajisje elektronike të shkaktojë dëm të tillë në shëndetin e njeriut.

Rrezatimi elektromagnetik që lëshojnë celularët është i një fuqie të ulët dhe nuk dëmton qelizat e trupit, tha ekipi i studimit në programin “BBC Health”. Sipas tyre, çdo studim që sugjeron të kundërtën, do të thotë se testet laboratorike janë eksperimentuar në minj në nivele shumë të larta të rrezatimit.

Studiuesja Yolanda Ohene e Universitetit të Londrës shpjegoi edhe frikën e disa përdoruesve, që pjesa më e rrezikuar e trupit është koka. “Pajisjet shtëpiake, duke përfshirë dhe celularët, emetojnë fuqi të ulët, frekuencë të ulët dhe nuk dëmtojnë qelizat”, tha ajo.

Edhe profesori Malcolm Sperrin konfirmoi gjithashtu se studimet që sugjerojnë se valët e celularit shkaktojnë kancer, janë testuar në minj me nivele të larta të rrezatimit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Ja 10 përfitimet shëndetësore të muzikës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *