Avni Ajeti bashkëpunëtor i komandantit Zahir Pajaziti, e ka komentuar Akademinë Përkujtimore për Ilir Konushevcin, ku thotë se, aty po dalin komandant e gjeneralë të ndryshëm, duke ia ngritur titujt njëri tjetrit.

Ajeti, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar edhe një rast gjatë luftës, me njërin prej komandantëve, i cili ia ka përmendur një fjalë në gjuhen serbe, por fjalën “raspushtni” e ka kuptuar më vonë se çfarë domethënie ka.

Kjo fjalë, sipas Ajetit, do të thotë banda të shpartalluar, ku pasi e ka kuptuar domethënien i ka reaguar ati komandantit.

“…O ti bir kurve cilët i quan banda të shpartalluar dhe filloj t’i ndryshoj ngjyra e fytyrës dhe e tërhoqa revolen, që po atë revole e kishte mbajtur Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe ja thash a dinë ti që ta qaj kokën në dysh more bir kurve se po na quan banda të shpartalluar, dhe aty erdhi njeri prej shokëve tanë dhe hyri pa pyetur e vuri ballin e vetë në gryken e armës dhe ai komandant që sot po flet për Ilir Konushevcin qierret si gomar aty në foltore”, shkruan Ajeti.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje kërkon nga Hoti raportim urgjent në disa komisione parlamentare për marrëveshjen e arritur me Serbinë më 4 shtator në Uashington.

Ja postimi i plotë:

Sot po mbahet Akademi Përkujtimore për Ilir Konushevcin dhe po dalin në Foltore figura e komandant e Gjeneral të ndryshëm duke ja ngritur titujt njeri tjetrit, e ti mua e une ty, por në disa të tjerë e dimë kush jeni bre ju dhe si po i përdorni edhe Heroit për interesa tuajat personale.

Gjate Luftës me njërin nga këta komandant e pata një bisedë dhe pa dyshim kur të përmendet UÇK ja ske qare pa e zu në gojë emrin e Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit e Hakif Zejnullahut dhe pasi përfundova mendimin tim dhe i erdhi radha këti komandantit ai ma ktheu kjo nuk është UÇK ja ose raspushtni banda dhe në fillim se kuptova çka është raspushtni Banda dhe e pyeta çka është kjo, më tha pyete dikon që e kupton çka do të thotë në gjuhen Serbe dhe aty në oborrin e shkollës në Bajgorë kishte ushtar që e dinin gjuhën Serbe e pyeta çka do të thotë raspushtni banda ai ma shpjegoj tha do të thotë bandë e shpartalluar, dhe shkova ju afrova o ti bir Kurve cilët i quan banda të shpartalluar dhe filloj ti ndryshoj ngjyra e ftyrës dhe e tërhoqa revolen, që po atë revole e kishte mbajtur Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe ja thash a din ti që ta qaj kokën në dysh more bir kurve se po na quan banda të shpartalluar dhe aty erdhi njeri prej shokëve tanë dhe hyri pa pyetur e vuri ballin e vetë në gryken e armës dhe ai komandant që sot po flet për Ilir Konushevcin qierret si gomar aty ne foltore.

Lexo po ashtu:  “PK-ja, AKI-ja e MPB-ja nuk do të ndalen”, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës ka përfunduar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *