Kandidati për kryetar të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, sot ka shkuar për homazhe në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ai ndodhet atje bashkë me krerët institucionalë të Kosovës, opozitën, presidentin e Shqipërisë që shkuan për të nderuar veprën e të rënëve në Ditën e Pavarësisë.

Sandulloviq ka deklaruar se është një politikan që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe që ka ardhur për të ofruar zgjidhjen historike, si shembull për zgjidhje të tjera në Europë.

“Të qenit tim këtu dëshmon se ju keni përparuar dhe keni merituar një vend në shoqërinë demokratike”, tha Sanduloviq.

Nikola Sanduloviq dje u prit edhe nga kryeministri Kurti në Zyrën e tij.

Lexo po ashtu:  Sot në orën 17:00 Kosova e Serbia nënshkruajnë marrëveshjen në prani të Donald Trump. Çka do të nënshkruajnë palët?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *