Lory Del Santo sot 63 vjeç ka treguar për tragjeditë e jetës së saj dhe si është ringritur për të mbijetuar. Jo një, por tre fëmijë i ka humbur.

I pari ishte djali i saj Conor Clapton, i cili ra nga kati i 53-të i ndërtesës në Nju Jork kur ishte 5 vjeç. Ngjarja ndodhi në 20 mars të 1991-shit. Pastruesja kishte harruar dritaren hapur.

“Fati përbëhet nga sekondat. Dy sekonda më parë, kjo nuk do të kishte ndodhur. Kush e di sa herë për dy sekonda nuk ndodhën gjëra të caktuara dhe unë mbeta gjallë. Unë vazhdoj të mendoj se fëmijët janë ende aty. Jam si e varrosur për së gjalli. Ndihem si të ma kenë hedhur dheun me lopatë dhe ndërkohë unë shikoj gjithçka”, thotë aktorja.

Humbi tre fëmijët e saj, aktorja italiane rrëfen se si ia del

Në vitin 2018 djali i saj Loren u vetëvra. Në vitin 2019, Del Santo tregoi se djali i vuante nga anhedonia, një sëmundje që e bën të pamundur të kënaqesh me aktivitete normale si ushqimi, të qenit në shoqërinë e të tjerëve etj.

Lexo po ashtu:  Anglia mbjell 130 mijë drunj për ta luftuar ndryshimin e klimës

Së fundmi Lory tregoi se në vitet `90 lindi një tjetër djalë, përpara kohe, i cili jetoi vetëm dy javë dhe vdiq nga një infeksion.

Këto nuk kanë qenë tragjeditë e saj të vetme në jetë.

Aktorja foli për Corriere edhe për vdekjen e babait të saj, i cili vdiq kur ajo ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë: “Babai im në arkivol. I vetmi kujtim që kam për të. Nuk mund ta shpjegoja pse flinte në një shtrat që nuk ishte i tiji”, tha Del Santo, duke deklaruar se ato pak kujtime që ka kur ishte fëmijë, përveç atyre të babait, lidhen me nënën e saj, që “nuk më kuptoi. Nuk më besoi kurrë, nuk më besoi gjithë jetën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *