Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareAsgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.
Honore de Balzak është një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë botërore, krijimtaria kryesore e të cilit është përfshirë në “Komedia njerëzore”, që trajton Francën e pas vdekjes së Napolon Bonapartit.
Ai lindi më 20 maj 1799 dhe u nda nga jeta më 18 gusht 1850.

Në vazhdim MekuliPress ua sjell disa aforizma nga Honore de Balzak:
– Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.
– Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.
– Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur.
– Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.
– Njerëzit duhet të besojnë te martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.
– Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një gruaje është shansi.
– Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.
– Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.
– Dashuria është poezia e shqisave.
– Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.
