Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Elton Meço nga Libofsha, është një tjetër i ri, i kthyer në vendlindje, pas disa vitesh në emigracion, i cili ka ngritur një biznes familjar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sot ai ka rreth 2 hektarë sera me rrush tavoline dhe rreth 20 ha tokë të marrë me qira, të cilën e ka mbjellë me të gjitha llojet e drithërave.

Ai shprehet se, “kam qenë emigrant prej 10 vitesh në Itali dhe kam punuar në sera më Siçili. Menduam që me të ardhurat e mbledhura gjatë këtyre viteve të bënim të njëjtën gjë dhe në vendin tonë. E nisëm me një sipërfaqe të vogël prej 4 dylym, na eci e pamë që dhe këtu varieteti përshtatej me klimën dhe shtuam sipërfaqen. Tani kemi 2 hektarë dhe tregu është i kënaqshëm pasi ky është rrush eksporti”.

Prodhimi vendas i rrushit po dominon gjithnjë e më tepër furnizimin e tregut si me rrush tavoline, ashtu edhe me atë për përpunim.

Lexo po ashtu:  Vdes ikona e filmit dhe teatrit shqiptar – Enver Petrovci

Zonat kryesore të prodhimit të rrushit gjenden mes kodrave dhe bregdetit të Shqipërisë Qendrore. Fieri, Berati, Elbasani dhe Vlora, janë qarqet me përqindjen më të madhe të prodhimit; këto katër qarqe japin më shumë se gjysmën e prodhimit vendas të rrushit.

/ata.gov.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *