Sot në ora 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet do të nisin në ora 10:00, ndërsa temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin propozim Kurti dhe Vuçiq u pajtuan parimisht n[ takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

Një ditë më parë në njoftimin e Kryeministrisë u tha se të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë.

Ndryshe, Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

Lexo po ashtu:  Korrupsioni i lartë politik në Kosovë paguhet nga Beogradi, por edhe korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është e provuar se paguhet edhe nga Beogradi, por edhe nga Athina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *