Kompania amerikane e teknologjisë, Microsoft, njoftoi se në programet “Office” përfshirë Word, Excel dhe Outlook do të përdorë inteligjencën artificiale.

Në njoftimin nga kompania thuhet se funksioni i ri i quajtur “Copilot”, do të mundësojë përmbledhjen e emaileve të gjata, përgatitjen e draft-historive si dhe animimin e slajdeve në PowerPoint.

Kompania do të shtojë edhe funksionin e bisedës së quajtur “Business Chat” që i ngjan chatbot-it të inteligjencës artificiale të popullarizuar kohëve të fundit ndërsa funksioni “Copilot”, sipas kompanisë, do të mund të kryejë veprime të tilla si përmbledhja e një emaili për një projekt të caktuar, bazuar në të dhënat e përdoruesit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Microsoft 365, Colette Stallbaumer tha se veçoritë reja për momentin u janë ofruar vetëm 20 klientëve korporativë ndërsa në javët në vijim do t’u ofrohen më shumë klientëve.

Lexo po ashtu:  Në kohën e pandemisë rriten krimet kibernetike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *