Trajneri brazilian Sylvinho do të debutojë në krye të stolit të kombëtares shqiptare më datë 27 mars në ndeshjen kundër Polonisë në Varshavë, e vlefshme për Grupin E për kualifikueset e Euro 2024.
Tekniku brazilian nuk ka shumë fat pasi ky debutim nuk do të jetë perfekt, duke marrë parasysh mungesat e shumta që ka skuadra e kombëtares sonë. Gjatë kësaj jave, Sylvinho do të krijojë një ide më të qartë se me cilët lojtarë do të startojë nga minuta e parë kundër polakëve.
Berisha ose Kastrati pritet të jetë në portë, Balliu, Kumbulla, Veseli dhe Hysaj në mbrojtje, Abrashi-Asllani në mesfushë, Asani-Bajrami-Uzuni prapa Cikalleshit.