Sot, bëhen pesë vjet që kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar faljen e mbi 8.200 hektarë tokë të Republikës së Kosovës (demarkacionin) Malit të Zi.

Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, pas ratifikimit, të dyja shtetet do të duhej ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të duhej të bënin korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ishte kundërshtar i kësaj marrëveshjeje, ende nuk ka formuar komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015. Mirëpo, deri te ratifikimi i saj në Kuvend, Kosova ka kaluar nëpër trazira të ndryshme me të vetmin qëllim që të mos i falet tokë Malit të Zi.

Lexo po ashtu:  Weber: "Fakti që Kurti u sulmua nga Grenell, në vend që ta mirëpresë një hap të guximshëm, tregon përsëri se Grenell nuk e kupton thelbin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, as dialogun politik, dhe as nuk ka qëllime të mira"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *