Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një nga raportet më të zeza vjetore për Shqipërinë ku fshikullohet korrupsioni në të gjitha shkallët e qeverisjes sidomos mes PPP dhe prokurimeve publike, gjendja e mjerueshme e lirisë së mediave, mungesa e pavarësisë dhe integritetit të pushtetit gjyqësor, sulmet ndaj bizneseve pronarët e të cilëve janë kritikë me qeverinë, përdorimit të administratëts në zgjedhje, blerjes së votës etj. Lapsi.al e ka lexuar të plotë atë dhe po evidenton pikat më të forta që bëjnë një pasqyrë reale të jetës në vend.

Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes
Në raport thuhet se “Korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, duke përfshirë përmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private. Si pika më errët përmendet afera e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit “e cila dyshohet se ka zhvendosur në mënyrë të paligjshme 29,036,925 lekë (271.5 milionë dollarë) drejt zyrtarëve të e qeverisë dhe kontraktorëve. Po ashtu në raport thuhet se “korrupsioni policor mbeti problem. Deri në gusht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pranuar 1,707 ankesa ose pretendime për korrupsion policor”.

Dhunimi i kundërshtarëve politikë
Në raport përmendet mbyllja me forcë e një ambjenti biznesi të deputeti të opozitës Agron shehaj, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion.“Disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për aplikim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike. Në tetor, IKMT dhe Policia e Shtetit Shqiptar mbyllën me forcë ambientet e biznesit të një deputeti të opozitës, duke përmendur shkeljen e kërkesave të ndërtimit dhe zënies së ndërtesave. Deputeti pretendoi se kompania e tij ishte në shënjestër pasi akuzoi vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion” thuhet në raport. Gjithashtu aty flitet edhe për rastin e botuesit të Focus Grup Irfan Hysenbelliu të cilit IKMT i prishi hotelin. Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet,. “Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtitë. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport.

Lexo po ashtu:  Pas akuzës analistja Luljeta Aliu i del në mbështetje ministrit të Albin Kurtit: Kokën lart, kjo është thirrja e saj

Dhunë në proteta
Rporti e konsideron problem mbajtjen e protestave në Shqipëri. Në raportin e publikuar, shkruhet se ka pasur protesta të dhunshme. Aty përmenden edhe efektivë policie që kanë ushtruar dhunë mbi protestuesit. Gjithashtu, në raport thuhet se ka pasur dhe arrearime të shumta pas tubimeve. “Në mars, gjatë protestave kundër rritjes së çmimeve, policia arrestoi 50 demonstrues dhe akuzoi 150 të tjerë për protesta të paligjshme. Pamjet mediatike treguan individë me uniformë dhe pa uniformë që shtynin protestuesit brenda furgonëve të policisë. Media raportoi se 34 protestues u liruan më vonë nga gjykatat pasi përcaktuan se arrestimet ishin të paligjshme. Avokati i popullit dhe organizatat e shoqërisë civile ngritën publikisht shqetësimin për ndalimin e protestuesve paqësorë”.

Blerje e përhapur votsh
Në zgjedhje partia në pushteet përfitoi nga përdorimi i fondeve publike, pasqyrimi i privilegjuar në media, nga keqpërdorimi i burimeve administrative dhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave. “Partia në pushtet nxori avantazhe të rëndësishme nga detyra e saj, duke përfshirë kontrollin e saj mbi administratat lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Kjo u përforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media. Misioni theksoi gjithashtu disa mangësi, duke përfshirë pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale”.

Lexo po ashtu:  Vjen kritika ndaj gazetarëve të korruptuar/ Ish ushtari i UÇK-së Frashër Oseku: - Pse mediat nuk reaguan as edhe me një artikull për puçin ndaj kryeministrit Kurti

Autocensura në media
Në raport thuhet se shumë media e gazetarë kanë aplikuar autocensurën për shkak të kërcënimeve presioneve apo për të itur vendin e punës. “Barometri Kombëtar i Lirisë së Medias të KSHH-së për vitin 2021 raportoi se 45.5 për qind e gazetarëve pranuan se u ishte kërkuar të mos publikonin një lajm dhe 45 për qind pranuan se ishin vetëcensurë” thekohet ty.

“Gjithsesi ka pak media të pavarur, për shkak se shumica e mediave janë nën pronësinë e biznesmenëve të njohur me interesa të shumëfishta, të cilët përdorin median për të përparuar interesat e tyre, përfshirë përmes përfitimeve të ndereve dhe promovimit të interesave të partive politike,” vijon më tej raporti.

Njësoj si vitin e kaluar, raporti përsërit se “ka raporte të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorin mediat për të shantazhuar bizneset duke i kërcënuar me raportime negative”. Në rport përmendet edhe censura e prourorisë për të mos përhapur dhe botuar dokumentet e zbuluara u shfaqën në media pas një sulmi kibernetik ndaj sistemeve policore, apo pengimi që poicia bashiake e Tiranës i bëri në janar një kaameramani. “…policia bashkiake e Tiranës largoi me forcë kameramanin Ledio Guni, ndërsa ai tentonte të filmonte prishjet e shtëpive në një periferi të Tiranës”.

Lexo po ashtu:  Fjala e mërgimtarit

Gazetarët e superpaguar
Në raport nuk harrohen as ata gazetarë të privilegjuaar që përfitojnë nga koncesionet edhe PPP e një qeverie që e ka korrupssionin të përhapur në çdo nivel të saj. “Rrjedhja e informacionit mbi pagat në dhjetor 2021 dhe janar sugjeroi se shumë gazetarë të njohur dhe media morën pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e incineratorëve,” nënvijëzohet në raport duke e dhënë këtë si shembull të korrupsionit të një pjese të medias”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *