Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje të reja nga prapaskenat e takimit në Ohër me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
After refusing to sign the Feb. 27 Agreement & before refusing again to sign it w/ the Mar. 18 Annex, Serbia's President declined my generous offer of self-management for ??Serbs, in an association that I'd draft & propose. Is he Dr No or Mr Nyet? Well, we know he’s not a doctor.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 21, 2023
Kurti ka thënë se presidenti serb, Vuçiq e ka refuzuar ofertën e tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti e ka shtruar pyetjen me shaka se a është Vuçiq një “Doktor Jo apo Zotëri Jo”(nga Rusishtja Nyet, )”?, teksa ka theksuar se të paktën e di se nuk është mjek.
Nyet (“Z. Jo”) ose “Grim Grom”, është edhe referencë për Andrei Gromiko, për shkak të përdorimit të shpeshtë të vetos sovjetike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Karriera politike e Gromykos filloi në vitin 1939 në Komisariatin e Popullit për Punët e Jashtme.
Ai ishte një politikan dhe diplomat sovjetik komunist gjatë Luftës së Ftohtë.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetë-menaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.