Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Nënshkrimi i Marrëveshjes nga Vuçiqi nënkupton njohjen de jure të Kosovës nga Serbia

Kjo është arsyeja kryesore, pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk deshi ta nënshkruante Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës në takimin e Ohrit, më 18 mars 2023, e jo vetëm nga frika e regjimit pushtues të Vladimir Putinit e as nga oponentët e tij ulrranacionalistë rusofilë serbë në Beograd.

Mirëpo, habit fakti, se si ndërmjetësit e BE-së (Josep Borell dhe Miroslav Lajçak) nuk e detyruan Aleksandër Vuçiqin, që të nënshkruante dokuemntin e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mbase pa vënien e këtyre 2 firmave, Marrëveshja e Ohrit nuk ka bazë juridike sipas së drejtës ndërkombëtare. Pra, de jure nuk ka Marrëveshje ndërshtetërore të Ohrit (mes Serbisë dhe Kosovës), sepse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq refuzoi të hedhte nënshkrimin e tij në këtë Marrëveshje për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duke qenë se de jure e njihte Republikën e Kosovës.

Në këtë mënyrë, Vuçiqi i “mashtroi” ndërmjetësit e Dialogut të Brukeslit, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, se gjoja “mjaftonte” vetëm dakordimi verbal i tij, i shprehur me një PO !

Lexo po ashtu:  Reagon Ministrja e Drejtësisë: Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën.

Kjo “PO” Marrëveshjes së theksuar, mund të pranohet si faktike, por jo edhe si de jure, sepse i mungon baza juridike, s’vlen pa hedhjen e dy nënshkrimeve në të nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fundja, nëse BE-ja dëshiron që, menjëherë të fillojë zbatimi i kësaj Marrëveshjeje të sipërtheksuar nga ana e të dy palëve, tanimë të dakroduar verbalisht ( de fakto), por jo edhe juridikisht ( de jure), juridikisht ( de jure), atëherë Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, do të duhej që, sa më parë të jetë e mundur,ta detyronin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të nënshkruante Marrëveshjen e Ohrit (18 mars 2023).

Ndryshe, ekziston dyshimi real se kjo Marrëveshje nuk do të zbatohet në terren, sepse i mungon detyrimi reciprok juridik ndërkombëtar i palëve negocieuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *