NDËRHYRIA NDËRKOMBETARE NË KOSOVË, 24 Mars 1999

Nga Dilaver Goxhaj

Ishte lufta e Ushtrisë Clirimtare e Kosovës që e vuri në  lëvizje  aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare. Prandaj, në Tetor  të vitit 1998, Këshilli i Sigurimit i OKB-së  kërkoi nga Sërbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e te zjarrit; tërheqjen e gjithë forcave të  sjella në  Kosovë  prej fillimit të  vitit; pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma; të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre; t’u krijonte urgjentishtë mundësi hyrëse agjensive të  ndryshme të  ndihmave humanitare; të  lejonte rreth 3500 vëzhgues civilë  të  OSBE-së, si dhe të bënte një  grafik kohor për bisedime me  shqiptarët, për autonominë  e Kosovës.

Qëllimi i KS ishte: t’i jepte fund dhunës në  Kosovë, pasi ajo rrezikonte të  përhapej edhe në  vëndet e tjera ku ka shqiptarë, gjë  që  do të  ndizte një konfliktin ballkanik, ku mund të  përfshiheshin edhe dy antarë të  NATO-s, (Greqia dhe Turqia) etj.

Kjo bëri të  mundur që  UÇK-ja ta pranonte më 1 tetor 1998 armëpushimin e propozuar. Armëpushimi u shfrytëzua nga të  dyja palët ndërluftuese. Prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë ishte një shans për UÇK-në, pasi i dha mundësi që të  riorganizoi tërë  strukturat e saj; të ridimensionohej; të rivendoste lidhjet e humbura; të eleminonte pasojat; si dhe të  bënte furnizime me materiale luftarake, municione, ushqime, veshmbathie, medikamente etj.

Por edhe Serbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë  periudhë armëpushimi, ku mundi të  përqëndroi në  Kosovë rreth 100 mijë forca të  ushtrisë, policisë, sigurimit, paramilitarë  dhe të moblizuar nga popullsia serbe në Kosovë. Krahas  këtyre veprimeve, pala serbe vazhdonte të shpërngulte shqiptarë, ndërkohë që shtetet e BE-së bënin një sy qorr e një vesh shurdh, drisa duke gdhirë 16 Janar 1999 kreu edhe masakrën e Reçakut. “Perëndimi u zu në  befasi nga ajo që ndodhi në Reçak. – shprehet analisti Pedi Eshdaun – Ai tregoi se Millosheviçi nuk është  pjesë e zgjidhjes, por problemi”.(Zëri,30.03.2000). Por masakra e Reçakut u nxit nga një ngjarje tjetër. Në 13 janar 1999 UCK-ja kapi rob 9 ushtarë serbë dhe në 14 janar Serbia u detyrua të dorëzonte 13 ushtarët të UCK që i kishte kapur rob në 16 dhjetor 1998. Këtë shkëmbim robërish e dhanë me filmim gjithë mediat botërore. Si rrijedhojë, UCK-ja u bë jo vetëm faktor ushtarak i barazvlefshëm me ushtrinë serbe,  por edhe faktori politik kryesor në Kosovë, duke i bërë hie LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, të përkëdhelurit e BE-së dhe Serbisë. Për ta eklipsuar këtë fitore të UCK-së, Serbia kreu masakrën e Reçakut. Këto dy ngjarje nxitën Anglinë dhe Francën të propozonin Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje.

Refuzmi mëndjemadh i Serbisë për të pranuar vendimet e Rambujesë, bëri të mundur kalimin në  përdorimin e forcës nga ana e ndërkombëtarëve, pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.

NATO-ja vendosi të  kryej goditje vetëm nga ajri! Pse vetëm nga ajri? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve ndërkombëtare.

1.Presidenti Klinton, qysh më 24 Mars 1999, natën e parë të bombardimeve, deklaroi në TV se, “Unë nuk kam ndërmend  të  fus trupat tona në  Kosovë  për të  bërë luftë”. 2. Ish shefi i Komitetit Ushtarak të  NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Klaus Nauman, shprehet: “Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të  zhvilluar një  luftë  kundër Jugosllavisë, me qëllim që  ta mposhtë  këtë  vënd. Sikur NATO të kishte patur një interes të  tillë, atëhere një operacion i tillë  do të  ishte zhvilluar në  mënyrë  krejt tjetër, shumë  më  shkatërues.”(Zëri,25.4.2000).

Lexo po ashtu:  Lajm befasues/ Gazetarë dhe analistë të CNN dhe BBC kërkojnë të punojnë në mediat shqiptare

Lufta ajrore e NATO-s, e cila fillloi më 24 Mars 1999, e gjeti UÇK-në  në  përleshje të ashpra me ushtrinë serbe, e cila (Serbia) më 20 mars 1999 pati ndërmarrë  dy  goditje të  fuqishme të njëkohëshme, të  sfazuara në  dy ditë: në  ZO të  Drenicës dhe në atë  të  Pashtrikut, ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të  blinduar, si dhe mbi 40 mijë  forca, të  mbështetura me artileri lëvizëse e stacionare të shumtë.

Gjatë javës së fundit të Marsit, dhe dy javët e para të prillit, e cila ishte faza e parë  e bombardimeve nga NATO, jo vetëm që mbi Kosovë binte pa reshtur dëborë, por edhe aviacioni nuk parashikonte goditje të  objekteve ushtarake serbe në  Kosovë. Në  atë  fazë  ishte parashikuar nga NATO thjesht fitimi i supermacisë  në  ajër dhe goditja e gjithë objekteve serbe në ish Jugosllavi, të  karakterit ekonomiko -strategjik, që  ndikonin në  ecurinë e luftës, ku përfshiheshin edhe uzinat ushtarake, qendrat e rafinimit e ruajtjes së  karburanteve, linjat hekurudhore, urat etj. Në  këto kushte, ushtria serbe në  Kosovë ende nuk e ndjente goditjen e NATO-s, prandaj ajo vepronte me intensitet të  lartë. Kjo periudhë është  faza e shpërngulieve më  të  mëdha të popullsisë, si dhe kemi luftimet më të ashpra nga ana e forcave të UÇK-së.

Në  pasditën e 23 marsit 1999 u  vendos bashkveprimi midis Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe NATO-s, i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave serbe në Kosovë, por më vonë u kalua në bashkëveprim të gjithanshëm luftarak.

Faza e dytë  e goditjeve të  aviacionit nga ana e NATO-s, 13 deri 30 Prill 1999, kishte për objekt goditjeje një  gamë  më të gjerë objektivash serbe në Kosovë, ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore, objektet ushtarake, grumbullimet e forcave dhe të  teknikës të tyre etj.

Në  këtë  fazë  ushtria serbë  kishte kaluar në  shpërndarjen e forcave të veta, duke i nxjerrë forcat nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë  e fshatarëve, në pyje dhe në banesa (lagje) qytetesh, por edhe si rrjedhojë e kalimit të UCK-së në strategjinë e luftës partizane. Këtë lloj strategjie të UÇK-së e pohon edhe gjenerali serb Bozhidar Deliç, (komandant i Br.549 K.Mot), i cili, në Gjyqin që i bëhej Millosheviçit në Hagë, thotë: “Mënyra e luftimit të UÇK-së ishte duke iu shmangur çdo lloj luftimi të drejtpërdrejtë. Ata përdonin taktikën: godit dhe ik”.(Božidar Delić, July 5th, 2005, Milošević).

Strategjia e ushtrisë  serbe, qysh në  fillim të  ofensivës së saj të emërtuar “Operacioni Potkoi”, ishte: të përfundonte spastrimin etnik të  Kosovës; të  përçante unitetin e NATO-s dhe të  përjetësonte Kosovën si pjesë të saj, sikundër ishte pranuar në Rambuje nga pala shqiptare.

Ndërsa strategjia e NATO-s ishte: Të  dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Serbisë, për ta pa-aftësuar atë  ta mbante Kosovën nën pushtim ushtarak.

Shpopullimi total i pjesës më  të  madhe të  Kosovës, brenda një afati kohor shumë të shkurtër 3 javor që bëri Millosheviçi, e befasoi jo vetëm NATO-n por të tërë  komunitetin ndërkombëtar, i cili shpresonte se pas javës së  parë  të  bombardimeve Serbia do të  dorzohej.

Mirëpo gjatë këtyre tri javëve të UÇK-së me ushtrinë serbe, luftimet ishin aq të  ashpra, sa na u konsumua një  sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh. Si rrjedhojë, repartet e UÇK-së  filluan t’i pakësonin luftimet sulmuese me forca të  shumta. Gjithashtu, një  pjesë e madhe e popullsisë u strehuan në  zonat që  kontrollonte UÇK-ja, gjë  që  formacionet tona u detyruan të  kryenin edhe luftime mbrojtëse, në  mbrojtje të  kësaj popullsie, si p.sh. në Kosovën Qëndrore, në  Shalë  të  Bajgorës, Qyqavicë, Nerodimë, Dushkajë, Gallap etj., ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë në  secilin rajon.

Lexo po ashtu:  Kush do ta trashëgoj plakun 80 vjeçar Biden?

Në  1 Prill 1999 Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, (e cila ishte krijuar në Rambuje me propozim të zonjës Ollbrajt),  lëshoi thirrjen për mobilizim të  përgjithshëm. Kjo, jo vetëm që  e fuqizoi luftën, por ngriti lartë  edhe moralin e luftëtarëve të  UÇK-së si  dhe të  popullsisë që  qëndroi në  Kosovë. Mirëpo, në  këtë  moment më dramatikun për Kosovës, LDK-ja nuk pranoi të  kyçej në  këtë  qeveri, edhe pse e kish nënshkruar marrëveshjen, duke vendosur interesat partiake dhe personale mbi ato kombëtare. Këtë e shprehu qartë më pas Kryeministri i Qeverisë së LDK në ekzil, Bujar Bukoshit, i cili e shpjegoi: “Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së, për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që  të shkatërronte institucionet që  kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000).

Në  këto kushte UÇK-së  iu desh që  të  kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan. Pse u refuzua furnizimi i UCK-së nga NATO? Arësyet janë  të shumta, por ne po rendisim disa: 1. Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia, Rusia, Kina dhe pasuesit e tyre, si aleat i UÇK-së; 2.Perëndimi ka hezituar në  përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së sepse i është  friguar qëllimit tëe UCK, i shpallur në betimin e saj, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, prandaj edhe sot BE-ja heziton ta njohë pavatrësinë e saj; 3. Nga frika se mos fuqizohej së  tepërmi UÇK-ja dhe e bënte fakt të kryer bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 4. Dhe, kryesorja, nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të  ndihmuar luftën e popullit tonë. Këtë  e shpreh shumë qartë  z.Xhimi Shia: ”Në një aleancë prej 19 demokracive, gjithmonë  do të  ketë  opinione të  ndryshme… Më  duhet të  jem i sinqertë, para fillimit të  konfliktit jo të gjithë  aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së.” (Zëri,23.03.2000). Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë  Ministrisë  së  Jashtme Gjermane, z.Kristian Pauls, kur thotë :”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të  UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë  politike të  UÇK-së “, ( Zëri, 03.04.2000). Bindjet politike  të tyre për UCK-në ishin ato të propaganduara nga LDK dhe aletatët e saj.

E megjithatë, duhet ta pranojmë me guxim, se NATO-ja nuk mund ta fitonte për dy muaj atë luftë me Serbinë, nëse nuk do të kishte bashkvepruaraq ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë përfundim na vjen në ndihmë studimi i botuar nga autorët: Bruce R. Nardulli, Walter L. Perry, Bruce Pirnie, John Gordon dhe John G. McG, prezantuar në librin: “Lufta e Shpërbërë-Operacionet ushtarake në Kosovë,1999” (f.178,179), publikuar nga: RAND Corporation – 2002, të cilët shkruajnë: Aleanca luftoi me zgjerimin e operacionit të saj vetëm në ajër, ngaqë forcat tokësire serbe ishin të shpërndara. Siç treguan provat, forcat serbe në terren i mbijetuan kryesisht sulmeve ajrore të NATO-s të paprekura, për shkak se ato ishin të shpërndara.

Lexo po ashtu:  Nga një fuqi botërore në një fuqi rajonale: Pse u shemb Perandoria Spanjolle?

Kuptohet. Se5rbia kaloi në atë strategji e detyruarnga kalimi  i UÇK-së në strategjinë e luftës partizane.

Dhe janë po këta autorë që vijojnë: “Për të sulmuar më me sukses forcat tokësore të armikut, forcat ajrore kanë nevojë për njohuri mbi operacionet e forcave tokësore të armikut… Asnjë komandant i komponentit tokësor nuk u caktua gjatë operacionit nga Forca Aleate. Edhe kur nuk përfshihen forca të konsiderueshme tokësore, duhet të jetë një komandant i komponentit tokësor për të ndihmuar në përgatitjen e inteligjencës informuese në fushën e betejës, për të planifikuar përdorimin e forcave ajrore në bazë të rasteve… Një komandant i komponentit tokësor mund të ofrojë ndihmë të vlefshme duke mbajtur nën vëzhgim (synim) forcat në terren, duke u fokusuar në objektivat e potencialit luftarak të armikut, për shënjestrimin dhe vlerësimin e dëmeve të betejës si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një game të plotë objektivash në operacionet e përbashkëta (f.152)”.

Dhe, gjithë këto detyra funksionale të domosdoshme në atë luftë aero-tokësore i kryejti shkëlqyeshëm, në interes të NATO-s, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Për të bindur edhe më skeptikët, se pa kontributin e UÇK-së nuk mund të çlirohej Kosova, po shtojmë: Në datën 31 Janar 2000, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA i paraqet Kongresit Amerikan raportin e titulluar: “Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report”, ku, midis të tjerave, jep edhe këtë bilanc: “Nga 78 ditë vetëm 24 ditë NATO arriti të godiste forcat serbe në Kosovë, pasi në 54 ditë koha ishte shumë e keqe dhe nuk mundësonte përdorimin e aviacionit mbi këtë terren”.

Duam apo nuk duam ne, ishte UÇK-ja ajo që e nxorri faqebardhë Aleancën Veri-Atllantike, duke mos pësuar vetë NATO asnje lloj kostoje njerëzore apo materiale, prandaj dhe ajo, në shenjë “mirënjohjeje”, e çarmatosi UÇK-në, duke i “dorëzuar KFOR-it 38.000 armë krahu, 173 mortaja, 300 armë antitanke, 27.000 predha artilerie, duke i lënë vetëm 200 armë krahu dhe, njëkohësisht, të mos inkurajohej ish-UÇK-ja të kalonte në forcë politike”; (Përveç 1593 pushkë automatike; 143 mortaja; 6 topa pa dridhje; predha artilerie 1313 copë; 225.054 copë fishekë, dorëzuar policisë serbe nga oficerat e FARK-ut më 29 shtator 1998);  si dhe u çua në Gjyq Ndërkombëtar; ndërkohë që Serbia nuk dorëzoi as edhe një fishek!

Pse u morën këto vendime? Këtë na e shpjegojnë Ivo H. Daalder and Michael E. O’Hanlon: “Bashkëpunimi i NATO-s me UÇK-në gjithashtu u rrit. Por ky nuk ishte një hap i lehtë që aleanca mori, ngaqë NATO nuk dëshironte të përafrohej haptazi me UÇK-në, duke pasur parasysh shqetësimet e saj për natyrën dhe qëllimet e asaj organizate. Kjo ngaqë udhëheqësit e aleancës nuk donin të humbnin qëndrimi neutral në konflikt; ndërsa në mënyrë të qartë, në anën e shqiptarëve etnikë në fushën e betejës, ata ende shpresonin të luanin rolin ndërmjetësues në diskutimet e mëvonshme për të ardhmen politike të Kosovës, madje dhe kur rifilluan negociatat.”(Po aty, 152). Jo më kot Sami Frashëri thotë: “ç’ka s’mund të ta bëjë armiku, ndonjëherë ta bën miku.” Pavarësisht kësaj, UÇK–ja i është mirënjohëse përjetësisht NATO-s, që e mundësoi UÇK-në të arrinte ta çlironte Kosovën në një afat shumë të shkurtër.

23 Mars 2023

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *